Ja cfare do te degjoni shpesh pas lindjes se femijes

0 0

Jeni nënë e re apo prisni të bëheni? Nuk mund t’ju ketë ndodhur që të mos dëgjoni një nga frazat e mëposhtme!

  • Shtatëzani me dëshirë apo pa dëshirë?
  • Shiko se kështu do të mësohet me teka fëmija.
  • Pse nuk i jep pak mollë? Tashmë është 3 muajsh!
  • Lëre të qajë se i hapen mushkëritë.
  • Po nuk është pak i madh për të mbajtur ende cucon?
  • Po pse do t’ja heqësh gjirin? Mos e bëj më mirë.
  • Fëmija im ka pak kohë që e bën këtë.
  • Je e sigurt që nuk ta kanë harruar edhe një tjetër brenda barkut?
  • Uaa, nuk të ngjan fare!
  • Mirë por tani do të ishte koha t’i bëjë një vëlla/motër tjetër.
  • Pse po i vendos një emër të huaj kur kemi gjithë ata emra të bukur shqiptarë?
  • Shiko se po të qan fëmija, me siguri i pihet!
  • Prapë vajzë? Hajde se ke kohë të bësh edhe të tretin.
  • Me një djalë u gëzofshi!
  • Ku ka si lindja normale!
  • Ushqen me gji? Lum si ti!
  • Mirë, mirë tani është i urtë, prit kur të rritet edhe pak.
  • I bëtë dy, tani boll skeni pse i doni më shumë.
  • Uaa është djalë? Ngjan si vajzë, tjetri me siguri ashtu do të jetë.
  • I urtë është? Fle gjumë natën?
  • Cfarë je duke pritur ende? Nise tjetrin se rriten bashkë!
  • Një javë pas lindjes “uaa sa bark të paska ngelur”!
  • 3 muaj pas martese “Hë ende ju? Cfarë prisni? Muajin tjetër duam lajmin e mirë”!
  • Mjaft u ankove se në kohët tona…
  • 1 muaj pas lindjes “Nuk e ngop? Jepi qumësht lope. Pse ne si ju kemi rritur? E cfarë ju ka gjetur”?
  • Në javën e 36-të të shtatëzanisë “Akoma ske lindur? Hë nxirre tani cfarë pret”?





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X