Ideja dhe nisma e një babai është bërë virale këtë javë, pasi ai ka gjetur një mënyrë për të ndihmuar miliona njerëz që të kenë se ku të drejtohen për këshilla, nëse nuk i kanë baballarët e tyre.
Rob Kenney, nga Bellevue Washington, u rrit pa baba dhe shpesh e ndiente se kishte pyetje për të cilat dëshironte të mund t’i drejtohej babait. Kur u bë baba vetë ai ishte i vendosur të ishte babai më i mirë për fëmijët e tij, dhe përfundimisht krijoi një kanal në YouTube për të ndihmuar edhe fëmijët e tjerë.
“Qëllimi im në jetë ishte të rrisja fëmijë që do të bëheshin të rritur të mirë,” tha Kenney në një intervistë për Shattered. “Asnjëherë nuk kam dashur të jem i pasur. Asnjëherë nuk kam dashur të jem domosdoshmërisht i suksesshëm. Qëllimi im në jetë ishte të rrisja fëmijë që do të bëheshin të rritur të mirë – jo fëmijë të mirë, por të rritur të mirë – sepse kisha një fëmijëri të thyer”.
Duke pranuar që jo të gjithë kanë një baba si ai në jetën e tyre, Kenney krijoi kanalin e tij, ‘Babi, si mundem?’ në të cilën ai poston video duke i udhëzuar shikuesit për gjëra të tilla si të ndryshojnë një gomë, të rruajnë, të mos bllokojnë një kazan ose të bëhen gati për intervistën e tyre të parë të punës.
Gjesti i tij për t’i dhënë mbështetje jo vetëm fëmijëve të tij, por edhe shumë të tjerëve është për t’u vlerësuar e falënderuar.
Lexo edhe: Vajza 4- vjeçare quan vetën të shëmtuar, videoja bëhet virale
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu