Hiqni dorë nga telefoni juaj për disa orë në ditë, mua më ndryshoi jetën

Ke menduar ndonjëherë të heqësh dorë nga telefoni yt? Ka shumë ankth që vjen bashkë me përdorimin e tij. Ja si e ka ndryshur jetën e kësaj gruaje:




0 0

Si një shkrimtare e pavarur, unë e përdor shumë telefonin tim. Unë komunikoj me redaktorët përmes postës elektronike, marr detyrat e minutës së fundit dhe më pas tregoj aventurat e mia në Instagram. Çdo mëngjes, unë zgjohem, dhe menjëherë hap emailin tim para se të bëj ndonjë gjë tjetër. Duke qenë e lidhur pas telefonit, ai është pjesë e asaj që e mban biznesin tim “gjallë”.

Një ditë, ndërsa isha duke pirë një kafe afër apartamentit tim, fillova të ndieja panik. Ndjeva ngushtësi në gjoks, nuk mbushesha dot me frymë dhe kisha një ndjesi si parandjenjë e keqe, megjithëse nuk mund ta gjeja se nga cfarë kisha frikë në të vërtetë.

Po përjetoja një sulm paniku. Dhe kjo ishte pjesërisht sepse nuk e kisha telefonin tim me vete. Ishte një thirrje për zgjim. E dija se duhej të ndaloja telefonin tim që të drejtonte jetën time.

Studime të shumëfishta kanë treguar se përdorimi i tepruar i smartfonëve mund të çojë njerëzit në ndryshime të trurit që lidhen me depresionin dhe ankthin. Megjithëse varësia nga smartfoni nuk është klasifikuar si një çrregullim mendor, varësia nga interneti në përgjithësi renditet si një çrregullim që ka nevojë për hulumtime të mëtejshme, si dhe një çështje me rëndësi të rëndësishme të shëndetit publik.

Por, edhe pse telefonat tanë na bëjnë të mjerueshëm, ne nuk mund të largohemi prej tyre. Ekziston edhe një term për këtë: “nomofobia”, ose frika irracionale për të qenë pa smartfonin tuaj.

Për më tepër, shumica e njerëzve e kuptojnë se sa të varur janë nga telefonat e tyre. Ata thjesht nuk duan të bëjnë asgjë për këtë.

Është një thikë me dy tehe: nëse qëndron vazhdimisht me telefonin është një torturë por është më keq nëse je pa të.

E sëmurë nga zgjimi i stresuar, dhe e vendosur në ankth për shkak të kësaj pajisje, vendosa të kaloj një muaj duke rehabilituar marrëdhënien time me telefonin tim.

Qëllimi juaj nuk duhet të jetë heqja dorë nga telefoni juaj tërësisht, (në fund të fundit, unë me të vërtetë kam nevojë për telefonin që të bëj punën time). Por desha t’i jepja vetes një distancë shumë të nevojshme nga pajisja ime.

E dija se duhej të filloja nga pak. Pra, në ditët e para të eksperimentit, në vend që të zgjohesha dhe të hapja direkt emailin, nuk e shikoja fare telefonin, por filloja të bëja një shëtitje jashtë.

Pastaj shkoja në palestër duke vazhduar të mos e përdorur telefonin.

Pothuajse menjëherë, vura re një ndryshim. Gjatë asaj jave të parë, ndërsa kaloja nëpër rrugë, kuptova se isha duke parë rreth e rrotull, dhe pashë disa nga ato që kisha kohë që s’i vija re: si dielli i mëngjesit, rrugët e qeta të qytetit. Unë gjithashtu kuptova se sa qesharakë dukeshin njerëzit e tjerë që ishin vazhdimisht duke përdorur telefonin.

Pas një kohe, gjithçka ndihej pak më e ngadalshme. Kuptova se mund të merrja frymë. Unë mund të mendoja.

Javën e dytë, fillova të mos e përdorja telefonin gjatë ditës kur nuk isha duke punuar, gjatë shëtitjeve të shkurtra në qytet, gjatë rrugës për në dyqanin ushqimor, gjatë kafes apo gjatë drekës.

Gjatë disa javëve, nuk isha aq e tronditur nga ankthi se nuk e kisha telefonin me vete. Fillova të ndihesha pak më e qetë dhe më e relaksuar. Kam kuptuar se edhe pse nuk e kontrolloja vazhdimisht telefonin kjo nuk e vinte në rrezik karrierën time.

Nuk po them se ndalova së përdoruri fare telefonin, dhe e përdor akoma atë për të parë emailin. Por tashmë jam më e vetëdijshme se si zakonet e mia me pajisjet dixhitale ndikojnë në gjendjen time dhe mirëqenien e përgjithshme.

Javën e kaluar, bëra një pushim të vërtetë pa telefon fare. Notova në oqean, kalova kohë me familjen. Dikur nuk e bëja këtë pasi mendoja se sa mesazhe do të më kishin ardhur për punë. Tani tjetër mund të priste. Dhe për herë të parë pas disa vitesh, unë isha në gjendje të kënaqem vetëm – pa telefon.

Lexo edhe: 5 Arsyet pse duhet të shmangni telefonin ndërsa jeni duke ushqyer me gji foshnjën tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X