Kush ndikohet më shumë nga dëmet që shkakton telefoni burrat apo gratë?

0 0

Disa studime të kohëve të fundit konfirmojnë rëndësinë e “shkëputjes” nga ekranet e pajisjeve elektronike, sidomos para se të shkoni në gjumë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Teknologjisë Queensland në Australi, në fakt, një në pesë gra dhe një në tetë burra flenë më pak sepse përdorin smartfonin e tyre.

Analiza me mbi 700 persona

Këto të dhëna u mblodhën nëpërmjet një pyetësori të propozuar për mbi 700 vetë për të mësuar rreth ndjenjave që lidhen me smartfonët dhe çfarë marrëdhënieje kishin me pajisjen për përdorimin e saj. Më shumë se një në dhjetë veta u ankua për rënie të produktivitetit. Në fakt, doli se 24% e grave dhe 17% e meshkujve e konsiderojnë veten “përdorues me probleme”. Përveç kësaj, 14% e grave dhe 8% e burrave përpiqen të fshehin kohën e tyre të kaluar në telefonat e tyre celularë.

Prirja në rritje

Studimi, i botuar në revistën mjekësore “Frontiers in Psychiatry”, konfirmoi një rritje të këtyre çrregullimeve krahasuar me një analizë të mëparshme në vitin 2005. Siç thonë ekspertët, “ky hulumtim tregon që smartfonët po ndikojnë gjithnjë e më shumë në funksionalitetin e përditshëm, për shkak të mungesës së gjumit dhe braktisjes së përgjegjësive”. Ndriçimi i ekranit e bën të vështirë të bini në gjumë dhe zakoni i keq i mbajtjes së telefonit edhe në shtrat e zgjat shumë kohën e zgjimit. E gjithë kjo gjithashtu rrit problemet që lidhen me përdorimin e tepërt të tij: lodhje vizuale, dhimbje të qafës, të nyjeve etj.

Rreth 8% e të anketuarve të të dy gjinive pohuan se kishin disa dhimbje ose siklet fizik për shkak të përdorimit të tepruar të smartfonit.

Lexo edhe: Rrudhosja, shkak edhe drita e telefonit

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X