Hemorroidet pas lindjes

0 0

Në pjesën më të madhe të rasteve, hemorroidet nuk janë serioze dhe mund të largohen me trajtim të kujdesshëm në shtëpi. Megjithatë, hemorroidet sigurisht nuk e bëjnë jetën të rehatshme për nënat pas lindjes. Në vijim janë disa pika që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë i shkakton hemorroidet dhe si mund t’i trajtoni ato në shtëpi.

Çfarë janë hemorroidet?

Hemorroidet janë vena të fryra dhe me gjak. Këto inde të fryra shfaqen në zonën rektale dhe mund të variojnë nga madhësia e një bizeleje në atë të rrushit. Ka hemorroide të brendshme si dhe hemorroide të jashtme. Në varësi të personit, hemorroidet mund të shkaktojnë kruajtje, por për disa të tjera mund të jenë absolutisht të dhimbshme. Në disa raste, sidomos pas lëvizjes së zorrëve, ato mund të shkaktojnë gjakderdhje të zorrës së trashë. Nëse keni pasur hemorroide para shtatzanisë, ka shumë gjasa që ato të rikthehen pas lindjes.

Çfarë i shkakton hemorroidet gjatë shtatzanisë?

Për gratë shtatzëna ose pas lindjes, hemorroidet janë shpesh rezultat i presionit në zonën e perineumit në muajt e mëparshëm dhe gjatë lindjes. Venat punojnë si një lloj valvule për të nxitur gjakun deri në zemër. Kur këto “valvula” dobësohen, ata mund të mbushen me gjak. Ju ndoshta mund të imagjinoni sesi stresi i mbajtjes së një fëmije, dhe pastaj shtyrja e një foshnjeje gjatë lindjes natyrale, mund të shkaktojë nxjerrjen e venave. Përveç kësaj, të gjitha hormonet që kalojnë në trupin e nënës ndikojnë në mënyrën se si funksionon ai. Nënat shtatzëna kanë një rritje të prodhimit të progesteronit, gjë që gjithashtu shkakton enjtje të venave.

Për disa arsye, nënat janë gjithashtu të prirura të përjetojnë kapsllëk pas lindjes. Ky kapsllëk mund të fillojë një cikël vicioz që ka nevojë për të ushtruar presion për t’u larguar, gjë që sjell hemorroidet, vështirëson procesin e jashtëqitjes etj.

Si mund ta trajtohen hemorroidet në shtëpi?

Ka disa gjëra që mund të bëni për të trajtuar hemorroidet në kushte shtëpie.

  • Aplikoni akullin e mbështjellë në një pako të butë.
  • Mund të blini një lloj bime specifike e të bëni dush duke e shtuar atë në vaskë, ose në rast se nuk e keni mjafton të zhyteni në vaskë disa herë në ditë.
  • Alternoni akullin e ftohtë me banjot e ngrohta.
  • Pastroni zonën me butësi por tërësisht.
  • Çdo produkt higjienik që përdorni duhet të jetë i pandryshuar.
  • Bisedoni me mjekun tuaj për trajtimet e mundshme mbi hemorroidet, të tilla si vajrat.
  • Për lehtësim të përkohshëm, mund të pini acetaminophen ose ibuprofen. Të dy janë qetësues të sigurtë për nënat që ushqejnë fëmijët me gji.

Çfarë mund të bëni tjetër?

Nëse doni t’i shpejtoni gjërat, mund të bëni disa gjëra të tjera.

  • Shmangni ose trajtoni kapsllëkun.
  • Shkoni në tualet sa herë që keni nevojë. Sa më shumë të prisni nga frika, aq më shumë do t’i përkeqësoni hemorroidet.

Kur duhet të shkoni te mjeku për hemorroidet?

Nëse i trajtoni regullisht hemorroidet në shtëpi, duhet të vini re përmirësim gradual brenda javëve të para pas lindjes. Megjithatë, nëse hemorroidet janë agresivisht të vazhdueshme ose nëse keni gjakderdhje të zorrës së trashë, duhet të flisni patjetër me mjekun.

Lexo edhe: Hemorroidet gjate shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X