Frutat arrore përmirësojnë funksionin seksual tek meshkujt, ja sa duhet të konsumojnë

Frutat arrore përmbajnë vitamina dhe minerale dhe ofrojnë një sërë përfitimesh, siç janë përmirësimi i shëndetit të zemrës dhe humbja e mundshme e peshës.




0 0

Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit dhe uljen e kolesterolit – dhe tani studiuesit kanë zbuluar se arrat mund të përmirësojnë funksionin seksual dhe cilësinë e orgazmës te burrat.

Pikëpyetjet për funksionin seksual

Studimi, i botuar në revistën shkencore Nutrients u krye me 83 pjesëmarrës, të cilët ndoqën një dietë perëndimore (të pasur me yndyra shtazore dhe me pak fruta dhe perime). Këta pjesëmarrës u ndanë në dy grupe: një grup vazhdoi të ndiqte dietën normale për një periudhë prej 14 javësh, dhe një grup tjetër shtoi 60gr arra, lajthi dhe bajame në dietën e tyre çdo ditë. Pas studimit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor të njohur si IIEF-15 i cili bëri pyetje të ndryshme në lidhje me funksionin e tyre seksual.

Zbulimet treguan se duke shtuar arra në një dietë jo të shëndetshme perëndimore në fakt përmirësonte cilësinë e orgazmës dhe dëshirën seksuale.

Në një studim tjetër, të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, të njëjtët studiues thanë se disa fruta arrore të caktuara përmirësonin cilësinë e spermës.

Faktorët që lidhen me impotencën

Mosfunksionimi erektil, i njohur gjithashtu si impotenca është pamundësia për të mbajtur ereksionin mjaftueshëm sa të sigurohet që të dy partnerët të jenë të kënaqur gjatë seksit.

Studimi vuri re se nga impotenca prekeshin 2% e burrave nën moshën 40 vjeç, 52% e burrave të moshës 40-70 dhe 85% eburrave mbi moshën 80. Shkaqet e impotencës variojnë nga gjenetika në aspektet fizike, duke përfshirë:

  • Problemet neurologjike;
  • Problemet vaskulare;
  • Struktura e penisit ose indeve përreth.

Faktorët e rrezikut për mosfunksionim erektil përfshijnë stresin, pirjen e duhanit, konsumimin e tepërt të alkoolit, mungesën e ushtrimeve fizike dhe një dietë jo të shëndetshme.

Lexo edhe: Konsumoni arra për të ulur tensionin e gjakut, ja se ç’thotë  studimi i ri






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X