Flet për tërmetin, deputetja përlotet në Kuvend: Jam prind e nënë

0 0

Deputetja e opozitës, Edlira Hyseni si duket nuk ka përmbajtur dot lotët sot gjatë seancës plenare, në Kuvendin e Shqipërisë.  Hyseni u ndal gjerë e gjatë te lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit, ku shumë persona humbën jetën. Ajo tha se pas kësaj fatkeqësie qyteti i Durrësit ka nevojë për më shumë dashuri.

”Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën. Në katër të mëngjesit nuk kishte ndarje politike. Njerëzit kanë humbur shumë në të gjitha drejtimet dhe sot Durrësi ka nevojë të rigjejë besimin. Durrësi ka nevojë për një shtet për një qeveri që do t’i përgjigjet, ka nevojë për dashuri. Unë nuk dua të besoj që do preken ato lekë për personat e prekur nga tërmeti.

Durrësi ka nevojë edhe për të gjetur drejtësi por prioritet është rikthimi në normalitet. Shkollat në Durrës janë të dëmtuara. Prindërit kanë frikë të rikthejnë fëmijët në shkollë. Kanë rënë pallate që janë ndërtuar në 10-vjeçarin e fundit.” u shpreh Hyseni.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X