Fertiliteti mashkullor është në rrezik për shkak të medikamenteve kundër rënies së flokëve

Meshkujt po shfaqen gjithnjë e më të bukur, më muskularë, më të tonifikuar dhe plot me flokë edhe në moshë të thyer, pa gjurmë të rënies së flokëve çka i tregon ata më të rinj.




0 0

Por infertiliteti po rritet. Mashkulli modern ka arritur në një “paradoks evolucionar”, kështu që ai përpiqet të jetë më tërheqës, por me metoda që vënë në rrezik pjellorinë mashkullore, në veçanti nga përdorimi i steroideve dhe medikamenteve kundër rënies së flokëve.

Kështu thonë dy studiues britanikë në një letër të publikuar në Journal of Internal Medici.

Evolucioni i kundërt

James Mossman, së bashku me Allan Pacey të Universitetit të Sheffield, vunë re se disa meshkuj që kishin shkuar në klinikën e tyre për të bërë një test të fertilitetit mashkullor, ishin shumë të mëdhenj në trup, plot me muskuj, dhe  dukeshin të fuqishëm. Por në të vërtetë pak “të aftë” për të riprodhuar për shkak të cilësisë së spermës së tyre.

Paradoksi i shpjeguar nga shkenca

Është paradoksale që meshkujt që shkojnë në palestër të duken bukur, sidomos për të tërhequr gratë, pa dashje ulin pjellorinë e tyre: steroidet imitojnë efektin e testosteronit në trup, duke e bërë gjëndrën që e prodhon të besojë se ka shumë nga ky hormon në trup. Të përdorura për të rritur fuqinë dhe masën e muskujve, steroidet mund të kenë efekte anësore serioze si organike dhe psikike. Prodhimi i hormoneve mashkullore bllokohet, mund të ketë gjithashtu një ndryshim të karakteristikave sekondare seksuale dhe mund të ndikojë edhe për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare ose tumoreve.

Kujdesi nga disa sporte…

Ata që qëndrojnë ulur për periudha të gjata (është rasti tipik i çiklizmit) dëmtojnë njëlloj fertilitetin mashkullor sepse rrisin temperaturën e trupit në zonat intime. Dihet se temperaturat shumë të larta mund të dëmtojnë spermatozoidin, veçanërisht nëse ato zgjasin për një kohë të gjatë.

… dhe medikamentet kundër rënies së flokëve

Medikamentet kundër rënies së flokëve, të cilat gjithashtu përdoren nga meshkujt që nuk duan të mbeten tullacë, luajnë rol në testoteronin brenda metabolizmit. Ekspertët theksojnë se meshkujt duhet të heqin dorë nga këto medikamente pasi edhe pse bëhen më tërheqës për seksin tjetër, bëhen “vrasës” të fertilitetit të tyre.

Lexo edhe: A ndikojnë pajisjet WiFi në fertilitetin mashkullor?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X