A ndikojnë pajisjet WiFi në fertilitetin mashkullor?

Nëse keni qenë duke u përpjekur për të ngjizur një fëmijë për një kohë të gjatë dhe nuk keni pasur shumë sukses, përgjigjja mund të jetë në dhomën tuaj.




0 0

Kumiko Nakata, një studiues nga Japonia, zbuloi se valët elektromagnetike nga pajisjet WiFi, si telefonat celularë dhe router-ët në shtëpi, mund dëmtojnë në mënyrë të konsiderueshme spermatozoidët.

30% e problemeve të fertilitetit në çifte është për shkak të meshkujve

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 15% e çifteve në botë kanë probleme kur vjen fjala për të krijuar një shtatzëni.  Dhe të paktën një e treta e problemeve të fertilitetit vijnë nga burrat. Natyrisht, infertiliteti i meshkujve mund të shkaktohet nga shumë gjëra, si ajri i ndotur, stresi, dietat e varfra, gjenetika etj.

Por mund të ndodhë edhe që mbajtja e telefonit në xhep të jetë shkaktari që po pengon “rritjen e familjes suaj”.

Eksperimenti me ekspozimin ndaj WiFi

Shkencëtarët japonezë morën mostra nga një grup prej 51 burrash dhe i ndanë në 3 grupe. Ata gjithashtu përdorën një pajisje WiFi dhe një telefon celular.

Një grup i mostrave nuk u ekspozua para një routeri. Grupi i dytë  u ekspozua, por kishte një mburojë mbrojtjeje nga WiFi. Dhe grupi i tretë kishte ekspozim të plotë. Mostrat u vendosën afër pajisjes WiFi, dhe u përsëritën para një telefoni celular.

Sperma dëmtohet pas 2 orësh.

Zbulimet ishin pak të frikshme. Duke qenë nën ndikimin e një sinjali WiFi për 30 minuta nuk kishte ndonjë efekt, por nga ekspozimi më i gjatë filluan të shfaqeshin ndryshime. Pas vetëm 2 orëve shkalla e lëvizshmërisë tek spermatozoidet e grupit të paekspozuar ndaj WiFi ishte 53.3%, e grupit që përdori mburojë ishte 44.9%, dhe grupit të ekspozuar vetëm 26.4%. 24 orë më vonë norma e spermatozoideve të pajeta për grupin e ekspozuar ishte 23.3% krahasuar me 8.4% për mostrat e paekspozuara.

Kemi më shumë telefona celularë sesa njerëz.

Statistikat thonë se këto ditë, numri i telefonave celularë aktivë është më i madh se popullsia në botë, që do të thotë se shumë njerëz kanë më shumë se një telefon dhe efekti nga valët e tij mund të jetë tepër serioz dhe s’duhet injoruar.

Një zgjidhje e thjeshtë si mbajtja e telefonit në tavolinë në vend të xhepit do të bënte ndryshim për disa familje.

Lexo edhe: Infertiliteti nuk është anormal, mos e trajtoni si të tillë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X