Farat e kungullit, 6 vlerat ushqyese

0 0

 

Shumë njerëz i duan farat e kungullit, pasi janë shumë të shijshme por ato janë të pasura edhe me shumë vlera ushqyese që i bëjnë mirë shëndetit tonë.

6 vlerat ushqyese të farave të kungullit

Të pasura me magnez dhe minerale të tjera

Farat e kungullit janë një burim i mirë i magnezit, manganit, hekurit, zinkut dhe bakrit. Magnezi ndihmon në përmirësimin e humorit dhe gjumit, ndërsa mangani luan një rol në prodhimin e kolagjenit dhe promovon shëndetin e lëkurës dhe kockave. Hekuri dhe bakri janë të përfshirë në prodhimin e energjisë, dhe hekuri gjithashtu ndihmon transportin e oksigjeninit te qelizat tona. Zinku mbështet imunitetin, shëndetin e lëkurës dhe shikimin.

Përmbajnë antioksidantë

Përveç mineraleve, këto fara të fuqishme janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë qelizorë mbrojtës, duke përfshirë karotenoidet dhe vitaminën E. Përveç reduktimit të inflamacionit, antioksiduesit ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve kronike.

Të mbushura me yndyrna të dobishme

Farat e kungullit janë një nga burimet më të mira te acideve yndyrore omega-3 me bazë bimore, te quajtur acid alfa-linolenik ose ALA. Vetëm një pjesë e vogël e ALA-s konvertohet në DHA dhe EPA omega-3 të rëndësishme, të cilat gjenden në peshq të yndyrshëm si salmoni. Megjithatë, përfitimet e ALA përfshijnë mbrojtjen e sëmundjeve të zemrës, rrezikun e reduktuar të forcimit të arterieve dhe anti-inflamacion.

Kontrollojnë sheqerin në gjak

Hulumtimet sugjerojnë që farat e kungullit na mbrojnë nga diabeti i tipit 2 ose zvogëlojnë komplikimet e tij në mënyra të tjera, si përmirësimi i rregullimit të insulinës dhe mbrojtja e organeve kundër pasojave të diabetit.

Përmirësimi i sistemit imunitar

Përveç zinkut dhe hekurit, të cilat janë të dyja jetësore për funksionin imun, farat e kungullit posedojnë vetitë anti-fungale dhe anti-virale. Farat e kungujve gjithashtu nuk janë një shkaktar i alergjive dhe intolerancave.

Mund të përmirësojnë cilësinë e spermës

Hulumtimet tregojnë se si farat e kungullit dhe vaji i tyre ndihmon për të mbrojtur shëndetin e prostatës. Përmbajtja e zinkut mund të mbështesë edhe pjellorinë mashkullore, pasi niveli i ulët i zinkut është i lidhur me zvogëlimin e cilësisë së spermës.

Lexo edhe: A mund ti perdorim farat e kungullit gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X