Edhe këngëtarja e famshme e ka të vështirë të gjejë ekuilibrin mes punës dhe familjes

Shpesh na duket sikur personazhet e famshëm nuk i kanë këto vështirësi që kemi në njerëzit e thjeshtë, por ndoshta ata e kanë edhe më të mundimshme gjithë menaxhimin e situatës.




0 0

Nuk ka asgjë që Beyoncé nuk mund ta bëjë, të paktën aq sa ne mund të shohim. Nga nxjerrja e albumeve rekorde deri tek shkëlqimi në kinema e deri te mbizotërimi i turneve në stadium, ajo duket pothuajse me fuqi mbinjerëzore. Por edhe Beyoncé mund të pranojë që të qenit nënë në karrierë të me të vërtetë e vështirë. Kohët e fundit ajo foli hapur për betejat e saj – dhe ne kurrë nuk kemi menduar se do ta thoshim këtë – por ne ndjehemi njësoj me Beyoncé.

Superylli kohët e fundit u hap për gjithçka, nga imazhi i trupit deri tek arritja e synimeve në një intervistë krejt të re.

“Unë mendoj se gjëja më stresuese për mua është balancimi i punës dhe jetës,” i thotë Beyoncé Elle kur u pyet se çfarë e streson atë. “Duke u siguruar që jam e pranishme për fëmijët e mi — duke e çuar Blue në shkollë, duke marrë Rumin dhe Sir në aktivitetet e tyre, duke krijuar kohë për netët që dal me burrin tim, dhe duke qenë në shtëpi në kohë për të darkuar me familjen time, të gjitha këto ndërsa drejtoj një kompani është sfiduese”.

Shpesh na duket sikur personazhet e famshëm nuk i kanë këto vështirësi që kemi në njerëzit e thjeshtë, por ndoshta ata e kanë edhe më të mundimshme gjithë menaxhimin e situatës.

Ne nuk e kemi idenë çfarë do të thotë të jetosh nën presionin po ndiqesh nga paparazzët, të dukesh gjithmonë bukur dhe në formë, etj.

Diçka tjetër që mund të gjejmë veten nga rrëfimi i këngëtares?

Ndjenjat e Beyonces për trupin e saj dhe evolucionin e saj ndër vite. “Nëse dikush do të më thoshte 15 vjet më parë se trupi im do të kalonte në kaq shumë ndryshime dhe luhatje, dhe se do të ndihesha më femër dhe më e sigurt me format e mia, nuk do t’i kisha besuar”, thotë ajo. “Por fëmijët dhe pjekuria më kanë mësuar të vlerësoj veten përtej pamjes sime fizike dhe të kuptoj vërtet se unë jam më shumë se sa duket, pavarësisht se në cilën fazë jam në jetë”.

Dhe pjesa më e bukur e rrëfimit të saj ishte kur dikush e pyeti se cili është titulli më i rëndësishëm që mban, pasi ka shumë të tillë.

Mbretëresha e muzikës tha: Të qenit nëna e Blue, Rumit dhe Sir.

Lexo edhe: Mendoja se mëmësia do më hante të gjallë, sot jam më e fortë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X