Mendoja se mëmësia do më hante të gjallë, sot jam më e fortë

Nuk jam më njësoj, por jam më e mirë tani. Tani kam më shumë lëkurë të varur, më shumë strija, gjinj të varur, por kam shumë më shumë dashuri brenda zemrës sime dhe jam bërë aq e fortë sa nuk e kisha imagjinuar kurrë.




0 0

Gjashtë vite më parë u bëra nënë. Gjatë lindjes, pësova hemorragji, humba gati dy litra gjak dhe u desh të bëja transfuzion. Sikur të mos mjaftonte kjo, nuk bëra stërvitjen dhe ushtrimet e nevojshme e për rrjedhojë tashmë vuaj nga muskujt e fundit të barkut. 

Paul më tregon se mjeku që asistoi lindjen time ishte tërësisht i përqëndruar në mënyrë që gjithçka të shkonte mirë, pasi në të vërtet ishte një lindje e vështirë sepse bebi im i dytë u kthye sërish në pozicion të vështirë. 

Ata që e panë, e cilësojnë lindjen time si një skenë lufte. 

Mbaj mend një ditë pas lindjes, u ula dhe pata gjakderdhje të tmerrshme. Ndjeva shumë dhimbje dhe pata nevojë për ndihmë. Në atë moment mendova se kurrë më nuk do të isha si më parë. Dhe në fakt kisha të drejtë. 

Të jesh nënë është shumë sfiduese dhe mendoja se ky rol imi i ri do të më “hante të gjallë”, por e vërteta është që më ka bërë më të fortë, më të frymëzuar, më të ndjeshme e më të dashur.

Kisha të drejtë. Nuk jam më njësoj, por jam më e mirë tani. Tani kam më shumë lëkurë të varur, më shumë strija, gjinj të varur, por kam shumë më shumë dashuri brenda zemrës sime dhe jam bërë aq e fortë sa nuk e kisha imagjinuar kurrë.

Më është shtuar dashuria dhe pasioni për kënaqësitë e thjeshta të jetës. 

Teksa shoh binjaket e mia duke ecur, duke mësuar të ngasin biçikletën, duke mësuar të lexojnë, më mbushet zemra me krenari. Ato më kanë mësuar kaq shumë. Mëmësia është rrugëtim i vështirë, por rrugëtimet më të vështira janë ato që mbahen mend. Faleminderit binjaket e mia që prej gjashtë vitesh jeni pjesë e rrugëtimit tim.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X