Mëmësia nuk duhet ndarë në dy kategori: magjike ose depresive

0 0

 

Unë jam e zhytur në të gjitha gjërat e mëmësisë në këtë fazë të jetës sime. Duket sikur jeta ime është nëna / foshnja / martesa pas foshnjës / ushqyerja me gji / zemërim / lodhje etj,  gjithë ditën, çdo ditë.

Dhe kohët e fundit, ndihem sikur jam futur në mes të dy botëve: Një botë është e përsosur dhe e pacënuar, e modës, e ftohtë dhe e prirur t’i dijë të gjitha, kjo botë quhet media sociale. Në mediat sociale, mëmësia është e bukur dhe magjike dhe e balancuar në mënyrën tuaj dhe pikërisht ajo që ju keni imagjinuar gjithmonë.

Dhe pastaj ekziston edhe bota tjetër: si media e portretizon mëmësinë. Në thelb, ajo që po them është se shumë nga ajo që shohim që përfaqësojnë mëmësinë në ekrane është përsosmëri ose depresion. Është magjike ose e tmerrshme. Është gjëja më e mahnitshme ose gjëja më e tmerrshme. Është e saktë dhe është e pasaktë.

Por çështja është: mëmësia është të dyja këto botë. Nëna është gjithçka e përmendur më sipër. Dhe më shumë. Janë kaq shumë ndjenja në të njëjtën kohë. Unë shpesh ndihem e lumtur dhe e trishtuar. E lodhur dhe energjike. E pamotivuar dhe e frymëzuar. E hutuar dhe e qartë. E zënë dhe e lirë. Dëshiroj që koha të ngrijë dhe mbase që të përshpejtohet. Dëshiroj të fle dhe rri zgjuar me fëmijët e mi. Është shumë në të njëjtën kohë, gjatë gjithë kohës. Nuk është vetëm një gjë. Janë të gjitha gjërat.

Unë mund të kaloj nga ndjenja ekstreme e ankthit se mos fëmija im hyn në zyrë pa bebelinë ndërkohë që unë po bëj një telefonatë me video shumë të rëndësishme për punën, në ndjenjën e kënaqësisë teksa shoh fëmijën duke u ushqyer.

Nga paniku se çfarë do të gatuaj dhe si do e rregulloj rrëmujën, në një krenari kur fëmija im i madh më thotë se jam bërë shumë e bukur.

Nga gëzimi kur i shoh fëmijët duke luajtur në ankthin që duhet t’i ndaj kur zihen.

Pra mëmësia nuk mund të jetë o njëra o tjetra ndjenjë, mëmësia është gjithçka, është komplekse.

Mbi të gjitha, mëmësia është e mrekullueshme.

Lexo edhe: Me cfare merrem? Memesia eshte karriera ime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X