Mëmësia më bëri të suksesshme në biznes

0 0

 

Është kaq e trishtë sesi njerëzit kanë një perceptim të gabuar se punonjësit që kanë fëmijë janë më të shpërqëndruar e më pak produktivë se ata që nuk kanë.

Studimet tregojnë se thjesht nuk është e vërtetë që punonjësit që janë njokohësisht prindër punojnë më pak se të tjerët. Përkundrazi, shumë nëna thonë se puna i ka bërë më produktive.

Ayesha Curry e konsideron veten në mesin e atyre nënave që bëhen më efikase në punë pasi bëhen prindër. Nëna e tre fëmijëve, sipërmarrëse, duket e pandalshme kur është fjala për zgjerimin e karrierës së saj, të cilën ajo e lançoi si një blogere kur sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë. “Ti kurrë nuk mund ta kuptosh se sa je në gjendje të bësh, derisa bëhesh prind dhe mendon se ç’ ke bërë me kohën më parë”.

Tani ajo është një sipërmarrëse e suksesshme, ka një restorant, ka botuar një libër kuzhine dhe ka krijuar një markë të vetën që mban firmën dhe emrin e saj.  

Curry thotë se mëmësia i mësoi asaj se si të kryejë disa detyra njëkohësisht dhe të menaxhojë kohën.

“Unë kam mësuar efikasitetin duke qenë prind. Kjo gjë më ndihmon dhjetëfish në biznesin tim”.

Trajneri i karrierës Eileen Chadnick thotë se mëmësia është një pasuri në vendin e punës, pjesërisht për shkak se i trajnon gratë të jenë edhe empatike dhe të sigurta në të njëjtën kohë, një kombinim që bën për udhëheqës të mëdhenj. “Ka gra tepër të këndshme, të dhembsura që janë shumë të forta dhe dinë të mbajnë qëndrim”, tha Chadmick.

Kjo është diçka me të cilën Curry pajtohet. Ajo ka vendosmërinë për të thënë jo kur diçka nuk i pëlqen.

Lexo edhe: Çfare ka nevoje te degjoje cdo nene?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X