Perditshmeria e nenes me femije, veshtiresi edhe ne pune!

0 0

Ndërsa duket sikur keni ngecur në një rutinë të përditshme e cila nuk del nga kornizat e kujdesit të fëmijës dhe punës, duket se nuk ngelet aspak kohë për veten tuaj. E në këtë mënyrë së të jetuarit, ju nënë kërkoni të balanconi jetën dhe punën tuaj, dhe kryesisht përjetoni gjërat e mëposhtme.
• Rutina duket se nuk ndryshon asnjëherë. Ndonjëherë mendoni dhe ndieni se e gjithë jeta juaj ka një drejtim kopështi apo shkolla-puna-shtëpia-të mësuarit e fëmijës-shtrati.
• Ndonjëherë mendoni se do të jetë e pamundur të gjeni një punë që do t’i përshtatet jetës tuaj me fëmijë. Gjithmonë do t’ju duhet të sakrifikoni diçka nga fëmija apo puna.
• Shpesh jetoni me një ndjenjë faji brenda vetes. Nëse punoni me kohë të pjesshme nuk keni mjaftueshëm para për familjen, nëse punoni me kohë të plotë nuk jeni mjaftueshëm pranë fëmijës.
• Fëmijët e urrejnë faktin se ju jeni në telefon apo tablet. Ata do të duan në çdo moment vëmendjen tuaj dhe shpesh do t’ju duhet të fshiheni për të kontrolluar një email.
• Koha? Ajo nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Ajo del për të gjitha por asnjëherë mjaftueshëm për veten tuaj.
• Edhe partneri mendon se ju nuk keni mjaftueshëm kohë për të. Megjithë dëshirën e madhe që keni për të qëndruar bashkë shpesh do të shkoni në shtrat të lodhur dhe ditën tjetër do t’i premtoni vetes se do të gjeni kohën e duhur për të biseduar me të rreth gjithçkaje.
• Dita e javës që e keni pushim mbaron me shpejt se të tjerat, madje mbaron aq shpejt sa duket se nuk ka filluar asnjëherë.
• Mendoni se gjithçka do të jetë më e lehtë në momentin që fëmija do të jetë më i rritur. Dhe më pas ndoshta do të kuptoni që edhe kjo pjesë ka vështirësinë e saj, tashmë duhet ta ndihmoni edhe me mësimet.
• Arrini të kuptoni se duhet të hiqni dorë nga diçka. Ju nuk mund të ktheheni në një superhero. Njëherë mund të pastroni shtëpinë, njëherë të hekurosni, gatuani, pra nuk mund të kryhet gjithçka brenda një dite.
• Mendoni se jeni super e organizuar. Megjithatë kjo nuk do të thotë se fëmija do ta gjejë gjithmonë gati çantën e shkollës apo kopështit.
Janë të gjitha ato ndjesitë natyrale që shoqërojnë mëmësinë, e çfarë kuptimi do të kishte nëse nëna nuk do të shqetësohej në lidhje me gjerat e përditshmërisë së familjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X