Çfarë ka nevojë të dëgjojë çdo nënë?

0 0

Mëmësia është një procesi vështirë që do shumë mund, përkushtim e sakrifica. Ka ditë të mira e të këqija, ka ditë që ju duket sikur po dështoni, edhe pse asnjëherë nuk ju shkon në mendje që të hiqni dorë.

Çfarë ka nevojë të dëgjojë çdo nënë?

  1. “Po bën një punë shumë të mirë”.

Çdo nënë duhet të dijë se detyra jonë është shumë e vështirë. Prandaj, është lehtësim i madh të dëgjosh se po e bën mirë këtë punë të vështirë.

  1. “Fëmija jot ka nevojë vetëm për dashurinë tuaj”.

Ne i ushtrojmë shumë presion vetes (së bashku me presionin e shoqërisë) për të bërë gjithçka që i nevojitet fëmijës. Por, qetësohuni! Nevoja më e madhe e fëmijës suaj është dashuria. Nëse kjo pjesë s’po u mungon, duhe të dini që e keni bërë më së miri detyrën tuaj si nënë.

  1. “Po ia del më mirë se ç’mendon”

Të gjithë kanë ditë të vështira. Por ta dini se edhe në ditët më të vështira, po ia dilni më mirë se ç’mendoni. Vlerësoni më shumë ato që po bëni sesa ato që nuk po mundeni dot të bëni.

  1. “Është normale që ndonjëherë të duket sikur po e humb”.

Do të ketë raste kur do t’ju duket sikur po e humbisni kontrollin. Kujtohuni që keni nevojë për pak pushim dhe gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

  1. “Askush nuk është perfekt siç duket në rrjetet sociale”.

Të gjithë mund të përhumbim në rrjetet sociale dhe të na duket sikur jeta e të tjerëve është shumë më e bukur dhe më e rregullt se e jona, por mos u trishtoni për këtë. Kini parasysh se kushdo nxjerr vetëm anën më të mirë në rrjetet sociale.

  1. “A ke nevojë për pushim?”

Kujdesi për veten është jetik për këdo, por duke qenë nënë është edhe më i domosdoshëm dhe është e pamundur të mbijetosh pa të.

  1. “Është normale të mos e duash çdo moment”.

Është normale që të mos i doni netët e gjata pa gjumë, ditët kur nuk dini ç’të bëni. Kjo nuk ju bën një nënë të keqe, por e tillë është natyra njerëzore.

  1. “Nuk je vetëm”.

Çdo gjë që ju e ndjeni e përjetoni si nënë, e ka përjetuar të paktën edhe një nënë tjetër në rrethin tuaj. Ndani me njëra-tjetrën eksperiencat.

  1. “Besoji instinkteve të tua”

Ka shumë mendime konfliktuale se çfarë të bëjmë në situata të caktuara me fëmijët. Por një nënë e di më mirë se kushdo se çfarë është më e mira për fëmijën e saj, prandaj besojini asaj që ndjeni.

  1. “Ti je prindi për të cilin ka nevojë fëmija yt”.

Fëmijët tuaj nuk duan prindin perfekt, ata ju duan JU.

Lexo edhe: Frazat qe do te donte te degjonte nje grua shtatzane nga vjehrra e saj

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X