Frazat që do të donte të dëgjonte një grua shtatzanë nga vjehrra e saj

0 0

Një shtatzani sjell shumë ndryshime si fizike ashtu edhe emocionale në jetën e një gruaje. Me mbështetjen e duhur, gjërat e vështira kalohen më lehtë dhe gjërat e bukura përjetohen edhe me më shumë emocion. Për një nënë të ardhshme një ndihmë shumë e madhe do të ishte mbështetja e vjehrrës në këtë periudhë.

Frazat që do të donte të dëgjonte një grua shtatzanë nga vjehrra e saj

  1. Jam shumë e gëzuar!

Është e natyrshme që një nënë e ardhshme të marrë fjalë të mira për ardhjen e fëmijës, por kur këtë gjë e thotë vjehrra, kjo i siguron nënës se fëmija i saj do të ketë shumë njerëz që e duan.

  1. Fëmija yt do të jetë me fat që të ka ty nënë

Ka shumë nëna ose vjehrra që fillojnë të predikojnë në momentin që dëgjojnë lajmin e madh. Në vend të kësaj, është më mirë të inkurajojnë nënë në pritje, gjë që do të forcojë marrëdhënien e tyre.

  1. Më ke këtu për të të ndihmuar

Shtatzënia mund të jetë një fazë e vështirë, veçanërisht herën e parë. Nëse vjehrra ju ndihmon, udhëtimi juaj së bashku me fëmijën që do të vijë në jetë do të jetë shumë i lehtë e i bukur.

  1. Ndaje këtë përjetim edhe me nënën tënde

Nëna e re nuk mund të lidhet me askënd më shumë sesa me nënën e saj. Nëse vjehrra e kupton këtë dhe kërkon të përfshihen të treja në pritjen e fëmijës, kjo e bën edhe më të bukur përjetimin.

Lexo edhe: 10 shenjat qe tregojne se vjehrra juaj eshte problematike






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X