Me çfarë merrem? Mëmësia është karriera ime…

0 0

Nuk ka asnjë mënyrë që puna të lërë aq gjurmë në jetën tuaj sa mëmësia. Me të nuk ka një orar të caktuar, nuk ka ditë pushimi apo ditë kur mund të jesh sëmurë dhe të marrësh pushim.

Me të je në punë me kohë të plotë, gjatë gjithë ditës, çdo ditë, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.

Unë nuk kam raporte apo të ardhura që më vijnë nga kjo punë. Fryti i përpjekjeve të mia do të shpresojmë të jenë dy njerëz të suksesshëm, të butë dhe të dashur.

“Pra çfarë bën ti?” ka qenë gjithmonë një nga pyetjet e mia më të preferuara ndonjëherë. Kjo gjithmonë shërben për t’u njohur njerëzit me njëri tjetrin por gjithmonë ndjej një presion. Përgjigjja ime supozohet se përmbledh gjithë shpirtin dhe zemrën time me dy fjalë që përshkruajnë se si e bëj jetesën dhe atë çfarë bëj në kohën time.

Për mua, pyetja nënkupton se ju jeni ajo që bëni. Infermiere, mësues, mjek, avokat, kuzhinier, trajner palestre, sekretar, menaxher. Këto janë tituj, mënyra për të fituar jetesën. Por, çka nëse pyetja “si e kaloni kohën tuaj” përfshin më shumë “jetë” kundrejt “fitimit të jetesës”?

Unë punoja dikur me orar të plotë. Ngrihesha për në punë në orën 4:30. Shpesh herë punoja 10, 12 e madje edhe 14 orë.  Por tani jam në një periudhë të ndryshme të jetës sime tani. Unë jam një nënë me kohë të plotë, ose siç e quajnë shpesh të tjerët, qëndroj në shtëpi.

Unë ndryshoj pafund panolina, lexoj libra, pastroj gjatë gjithë kohës, krijoj këngë për t’u argëtuar, gatuaj ushqim vazhdimisht, menaxhoj kohën, financat dhe shtëpinë në familjen time. Caktoj takimet me mjekët, regjistroj fëmijët në shkolla dhe kërkoj për mënyra të ndryshme të mësimdhënies, paguaj faturat etj.

Jam shumë krenare që punoj dhe investoj kohën, energjinë dhe zemrën time në atë që bëj. E bëra edhe kur isha menaxhere, kur takoja klientët dhe kur merresha me faturat në punë.

Por nuk ka asnjë mënyrë për të matur një person. Dhe sigurisht, asnjë mënyrë për të matur një nënë. Si nëna, ne jemi mësuese, mjeke, kuzhiniere, shofere, dado, sekretare dhe shumë profesione të tjera. Nënat nuk fitojnë paga dhe shpesh duhet të jenë krijuese për plotësimin e nevojave familjare pasi nuk ka dy të ardhura në familje.

Nuk ka asnjë mënyrë për të llogaritur orët e punës, nuk ka orar në këtë profesion. Asnjë pushim, as kur je sëmurë. Në vend të një pronari unë kam dy njerëz të vegjël, dy zemra dhe mendje të vogla. Fryti i përpjekjeve të mia do të jenë dy njerëz të suksesshëm, të sjellshëm dhe të dashur.

Kjo është diçka që vlen për t’u festuar. Vlen ta pranosh.

Mëmësia më merr gjithë energjinë dhe gjithë kohën time. Një ditë ndoshta nuk do të jetë kaq bukur sa sot. Kur shkolla të fillojë dhe fëmijët e mi të mësojnë të flenë gjatë natës. Një ditë mund të kthehem në shkollë dhe të marr një diplomë “zyrtare” për një profesion, ose të ndryshoj punën time. Një ditë fëmijët e mi nuk do të kenë nevojë për mua, e di.

Por tani, fëmijët e mi janë frymëzimi im, kryeveprat e mia dhe puna ime e jetës. E konsideroj mëmësinë si karrierë dhe ajo është karriera ime tani.

Një karrierë, sipas përkufizimit është “Një profesion i ndërmarrë për një periudhë të konsiderueshme të jetës së një personi dhe me mundësi për përparim”.

Unë e konsideroj amësinë si një profesion për tërë jetën e një njeriu plot me mundësi, ku mëson dhe je në rritje.

Ndoshta problemi nuk është pikëpamja e shoqërisë se mamatë qëndrojnë në shtëpi. Kur të huajt tani të më pyesin se çfarë bëj do të kem më shumë vetëbesim në përgjigje.

Epo, unë jam një nënë. Kujdesem, ushqej dhe mësoj fëmijët e mi. Nuk është gjithçka që jam, por është ajo që bëj. Është e vështirë, por ia vlen. Jam e lodhur, por jam e lumtur.

Mëmësia është karriera ime.

Lexo edhe: Të marrësh fëmijën me vete në punë.

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X