Ecja dhe çiklizmi lehtësojnë dhimbjet e shpinës

0 0

Dhimbjet e shpinës prekin në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë, mund të shfaqen në çdo moshë, madje edhe tek fëmijët dhe nuk kursejnë gratë shtatzëna dhe sportistët. Ka disa zgjidhje për këtë problem, midis tyre të paktën për dhimbjen në pjesën e mesit, është të shkoni në punë duke ecur ose me biçikletë. Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish finlandezë nga Instituti për Shëndetin në Punë, botuar në revistën mjekësore Arthritis Care & Research.

Një studim “i dyfishtë”

Studimi u krye në vitin 2011 me 3505 njerëz që kishin marrë tashmë pjesë në një studim tjetër njëmbëdhjetë vjet më parë, ku ishin përfshirë një total prej 7,977 të rritur të moshës 30 vjeçare dhe kishte mbledhur një sasi të konsiderueshme informacioni në lidhje jo vetëm për kushtet shëndetësore, por edhe për mënyrën e jetesës dhe punën e pjesëmarrësve, përmes ekzaminimeve klinike, intervistave dhe pyetësorëve. Në praktikë, autorët finlandezë i kërkuan vullnetarëve të kryenin një seri sondazhesh dhe u janë përgjigjur pyetjeve për të verifikuar gjendjen e tyre psikofizike e për të kornizuar zakonet e tyre, dhe pastaj kanë krahasuar gjetjet me ato nga hulumtimi i vjetër. Qëllimi ishte të kuptonin se si gjendja e tyre kishte evoluar me kalimin e kohës dhe cilat probleme ishin shfaqur. Në veçanti, u përpoqën të shihnin sa individë kishin zhvilluar dhimbje në shpinë dhe nëse stili i jetës kishte një rol në këtë aspekt.

Stili i jetesës është thelbësor

Nga krahasimi, autorët zbuluan se femrat janë më të ndjeshme ndaj dhimbjes së shpinës janë femra. Në fakt, në 12 muajt para kërkimit të ri, ishin kryesisht gratë që kishin pasur episode të mëdha të dhimbjes së shpinës për më shumë se 30 ditë. Jo vetëm kaq. Është parë se ndër faktorët e rrezikut janë duhanpirja  dhe puna e palodhur fizike. Përkundrazi, ecja dhe biçikleta ishin faktorë mbrojtës.

A e dini se?

Sporti është një aleat i madh kundër dhimbjes së shpinës, por vetëm nëse praktikohet në mënyrë korrekte dhe pa u mbingarkuar.

Lexo edhe: Dhimbjet e mesit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X