E lejoni fëmijën tuaj që të përdorë make up? Kjo është e vërteta e hidhur që fshihet pas këtyre produkteve

0 0

Shumica prej nesh e kujtojnë me saktësi momentin kur për herë të parë vunë make up në fytyrë. (Personalisht, unë isha 6 vjeç kur për herë të parë përdora fshehurazi një buzëkuq të nënës time që ajo padashje e kishte lënë mbi komodinë).

Në fakt të përdorësh make up-in e nënës është një rit që thuajse e  bëjnë të gjitha vajzat e vogla. Madje vitet e fundit kanë dalë produkte make up që përdoren posaçërisht për të mitura. Mirëpo përdorimi produkteve të tilla për fëmijët ka ngjallur një sërë polemikash dhe kjo për shkak të përbërësve problematikë që fshihen në to.

Ato madje mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike.

Vitin e kaluar, një stacion i lajmeve me bazë në Karolinën e Veriut, në pronësi të ABC, njoftoi se kishte materiale të dëmshme dhe toksike në pluhurin shndërrues që ishte shitur nga një kompani pudre për fëmijët.

Ekspertët e shëndetësisë, bënë thirrje se kjo industri ka nevojë për një monitorim dhe rregullim të fortë pasi kozmetika është e ngarkuar me kimikate vdekjeprurëse duke u kthyer në një shqetësim të madh.

Sipas tyre ndikimet e pafavorshme tek përdoruesit, përfshirë këtu edhe fëmijët e foshnjat, nuk duhet të merren lehtë.

Ekspertët dhanë alarmin se prindërit duhet të përmbahen nga aplikimi i make-up mbi fëmijët e tyre me çdo kusht, sepse ndikimi dëmtues nga kimikatet e dëmshme do të jetë më i madh për ta.

Mjeku i shëndetit mjedisor dhe toksikolog i Universitetit Kebangsaan Dr. Mohd Hasni Ja’afar, tha se rreziku është më i madh tek fëmijët pasi ata kanë një normë më të lartë të metabolizmit (shndërrimeve kimike dhe biologjike në organizëm) dhe trupat e tyre mund të thithin pothuajse 100% të kimikateve nga produktet që aplikohen në lëkurën e tyre.

“Fëmijët kanë 10 deri 20 përqind mundësi më të lartë të absorbimit në krahasim me të rriturit për shkak të metabolizmit të tyre të lartë. Për fat të keq, trupat e tyre nuk mund të dallojnë ndërmjet lëndëve kimike të mira dhe të këqija. Ajo që është më shqetësuese është se efektet do të bëhen të dukshme në të ardhmen”, tha ai.

Mërkuri, që zakonisht gjendet në produktet e zbardhjes së lëkurës, është shumë absorbues  dhe grimcat  e tij jo vetëm që grumbullohen në organet kryesore të trupit, por gjithashtu kalojnë tek fetusi i një gruaje shtatzënë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ekspozimi transplacental është skena më e rrezikshme, pasi truri i fetusit në zhvillim është i ndjeshëm ndaj toksinave dhe metaleve të rënda.

Lexoni edhe: Ja perse nuk duhet ti merrni me vete femijet kur beni shopping per veten tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X