E dashuroj faktin që jam nëna juaj edhe kur dua të vijë sa më shpejt ora e gjumit

0 0

E dashuroj faktin që jam nëna juaj!

Edhe në ditët kur ndihem pa energjia ende pa u ngritur nga shtrati, edhe në ditët kur më pushton ankthi, edhe në ditët kur e vemtja përgjigje që dua t’i jap kujtdo është “jo”.

Edhe në ditët kur dua të vijë sa më shpejt ora e gjumit.

Edhe në ditët kur rri me telefon në vend që të luaj me ju, edhe në ditët kur më bren ndjenja e fajit dhe duket se truri s’më funksionon.

E dashuroj faktin që jam nëna juaj!

Edhe në ditët kur keni kriza të pandërprera. Kur nuk ju bën asnjë palë çorape, sepse janë shumë të ngushta. Kur ndonjë nga ju bëhet anti-pantallona të shkurtra dhe dëshiron vetëm të veshë pantallona të gjata në mes të pikut të vapës. Atëherë kur duhet të mundohem shumë që të kënaqeni plotësisht. Shumë.

E vërteta është se mëmësia është e vështirë dhe unë jam me të meta si person dhe nënë.

Por edhe në ditët e mia më të errëta, ju jeni drita ime.

Të jem nëna juaj është gjëja më e vështirë, më e mirë që kam bërë dhe do të bëj ndonjëherë.

Dhe nuk do të duket e përsosur. As nuk i afrohet përsosmërisë.

Por duke parë atë që kam bërë – sytë tuaj ndriçojnë kur jeni të ngazëllyer, mënyrën se si buzëqeshni dhe qeshni, puthjet tuaja të buta në faqet e mia e gjtihçka që do të vijë një ditë e nuk do ta kujtoj me kaq detaje.

Unë do të them, “ishte një turbullirë”, por turbullira më e bukur sepse u mbush me ju. Dhe shpresoj ta ndjeni gjithmonë sa shumë ju dua, me gjithë qenien time.

Sepse e vërteta është që e dashuroj faktin që jam nëna juaj, më shumë se çdo gjë në këtë botë”.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X