Duke pasur parasysh imazhin e prindërve së kohës së shkuar, mund të themi se ata ishin si një vizion i një superheroi, të pamposhtur, kanë pasur gjithmonë një përgjigje për çdo pyetje që ju bëhej, nuk kanë qënë kurrë të lodhur ndaj kërkesave të fëmijëve etj. Nga njëra anë këto mendime të krijojnë një figurë që ngjall mjaft siguri, por nga ana tjetër mund t’i bëjnë shumë prindër të mendojnë se nuk janë duke dhënë maksimumin për fëmijët e tyre, dhe këtë sidomos mund ta mendojë nëna, të cilës i duhet në çdo moment t’i përgjigjet jo vetëm kërkesave të fëmijës, por edhe të gjithë familjes.
Duke e parë në këndvështrimin e duhur duhet të themi se do të ishte më e udhës që çdo prind të udhëzonte fëmijën e tij për të bashkëjetuar me një ide, mami dhe babai dinë shumë gjëra, do të jenë gjithmonë pranë teje, të duan shumë, do të mësojnë gjëra duke ju përshtatur rritjes tënde, do të mbështesin në çdo hap tëndin, do të ndihmojnë të njihesh me botën nëpërmjet eksperiencave të tua etj. Këto mendime do të jenë shumë herë më reale qoftë për ju edhe për fëmijën tuaj!
Të flasim për nënën? Mbi të gjitha është ajo që ka nevojë që këto mendime të bëhen shoqëruese të ditëve të saj. Po po pikërisht të ditëve të tua! Ti që ngrihesh çdo mëngjes më herët nga të gjithë për të përgatitur mëngjesin, të kujdesesh që të gjithë të nisen në shkollë dhe në punë pa harruar asgjë të rëndësishme, ti që do të kthehesh brenda shtëpisë pasi të gjithë të jenë larguar dhe do të kujdesesh për shtëpinë, për punën, dhe më pas sërish do të gatuash, do të lash dhe pastrosh e kështu me rradhë. Je ti ajo që je gjithmonë! Dhe fëmijët e duan shumë mamin sepse ajo është! Ajo është atje për të luajtur me ta ndoshta edhe ndërsa bën ndonjë punë shtëpie, edhe ndoshta ndërsa kthehet e lodhur nga puna, ajo është atje për të ndihmuar në detyrat e matematikës edhe nëse në të vërtetë ka nevojë të bëjë një dush dhe të qetësohet, ajo është gjithmonë! Fëmijët e duan nënën e tyre sepse ajo është shumë humane, ajo përpiqet t’i mirëkuptojë të gjithë, duke u përpjekur gjithmonë të fshehë frikën e saj, pikërisht këtë ndjenjë kaq njerëzore.
Ti nënë! Mos mendo se familja e përshkruar më lart është imazhi i familjes perfekte, e cila nuk ka probleme dhe konflikte. Do të ketë shumë momente në jetën tënde gjatë së cilave fëmijët nuk do t’ju japin kohën as të hiqni xhaketën pasi jeni kthyer nga puna, do të ketë momente gjatë së cilave fëmijet tuaj do t’ju shikojnë ndoshta me dhimbje që keni dalë për disa orë pa ata, por e gjithë kjo do të jetë një eksperiencë që do t’ju mësojë se në botë ekzistojnë edhe persona të tjerë përveç tyre, të cilët kanë edhe nevojat e tyre, dhe me rritjen do të mësohen të përshtaten më mirë me to, dhe bashkë me fëmijën edhe ju vetë.
Po, pikërisht kështu! Jo detyrimisht prindërit duhet të pëlqejnë çdo gjë që pëlqen fëmija dhe anasjelltas. Ju do të mësoni të jetoni si individë të veçantë, duke vlerësuar dhe respektuar nevojat e njëri-tjetrit, duke mësuar të jetoni me kompromise dhe duke dhënë alternativa në lidhje me një propozim që ka tendencën të mos pritet mirë nga pala tjetër.
Nuk duhet të kapërceni limitet. Nuk do të thotë se ju jeni një mjeke dhe fëmija juaj duhet të sforcohet të bëhet i tillë edhe pse në kimi ka një notë të dobët, ju duhet ta orientoni fëmijën tuaj të kuptojë atë çfarë e mrekullon atë dhe jo çfarë ju mrekullon ju. Në këtë mënyrë ju do ta edukoni të respektojë veten e tij dhe të tjerët, ju do të jetoni një jetë të përditshme më të qetë dhe fëmija nuk do të sforcohet të imitojë prindin në mënyrë perfekte!
Në jetë mund të njohim disa lloje prindërish, ndërsa jemi në park mund të përballemi me nënën që shfleton e qetë një revistë ndërsa fëmija i saj po fut në gojë pak nga rëra që ndodhet në tokë, ndërsa jemi në një restorant mund të përballemi me nënën që nuk e lejon fëmijën e saj të hajë një copë bukë pa larë duart më parë edhe nëse sapo kanë ardhur nga shtëpia, asnjëherë nuk mund të pretendojmë të kemi të bëjmë vetëm me një profil të caktuar njerëzish. Ne nuk mund të jemi ata që rregullojmë veprimet e të tjerëve, por tonat sigurisht që po! Dhe nëse doni të bëni më të mirën që fëmijët tuaj të rriten të lumtur, edukojini duke i respektuar limitet tuaja. Mos lejoni që lodhja juaj të ndikojë në komunikimin që keni mes jush, mos harroni se ai që qëndron përballë jush është një person i vogël që ju do shumë!
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu