Duhet të filloj ta shoh veten përmes syve të vajzës

0 0

Në sytë e vajzës sime unë jam e fortë. Kur ajo më shikon duke marrë 500 çanta kur kthehemi nga pazari ajo mendon që kam shumë muskuj. Kur më shikon duke qarë ajo më bën të ditur se “edhe vajzat e rritura qajnë ndonjëherë”. Kur unë mendoj se po dështoj, ajo sheh përpjekjet e mia maksimale për të mos u dorëzuar. Ajo shikon mbeshtetje te unë. Shikon që unë jam aty. Dhe ditët që nuk jam prezente për shkak të punës, unë ndihem shumë fajtore. Dhe kur kthehem nga puna, e gjej duke thënë me krenari, e ulur në laptopin e saj imagjinar : Do të shkruaj një letër si mami.

Ajo shikon forcë brenda meje edhe kur unë ndihem shumë e dobët.

Në sytë e vajzës sime unë jam e pamposhtur. Sipas saj, unë mund të bëj gjithçka. Të lëviz malet. Të bëj magji. Unë jam një burim i pashtershëm energjie, të qeshurash, lumturie e aventurash.

Ajo nuk mban mend që ka pasur raste që i kam dhënë për darkë të njëjtën gjë çdo ditë, që kam krijuar një pishinë në shtëpi sepse nuk kam mundur t’i çoj në plazh.

Ajo shikon dritën që ndriçon brenda meje edhe kur unë mendoj se është fikur.

Në sytë e vajzës sime, unë jam hero. Unë mund të fitoj ndaj gjithë botës. Për mamin nuk ka punë që s’i bën dot. Unë i urrej merimangat, por nëse vajza ime ka frikë nga një e tillë, une do ta hiqja menjëherë.

Unë mund të jem shumë e turpshme, por për t’i treguar vajzës sime se si mund të krijohen shoqëri të reja, jam gati të hyj në bisedë e para me njerëz që nuk i njoh.

Ajo nuk e kupton sikletin tim kur bëj të tilla gjëra. Ajo më inkurajon të jem versioni më i mirë i vetes, të ndjek ëndrrat e mia. Të marr dhe jap maksimumin në jetë. Ajo shikon sa e zonja jam, edhe kur unë ndihem e pasigurt për veten.

Në sytë e vajzës sime unë jam e bukur, pa vënë re flokët e mi të parregulluar, apo se çfarë kam veshur. Nëse i kam mbuluar me make up rrathët poshtë syve apo jo. Ajo nuk e ka idenë çfarë është celuliti apo çfarë mase rrobash vesh.

Ajo më thotë shpesh “Mami je shumë e bukur” ose “Mami më pëlqen shumë fustani yt” dhe më prek kaq shumë në zemër sa herë mi thotë këto fjalë.

Në sytë e saj, unë jam versioni i saj kur të rritet. Ajo do të bëhet si unë. Për të jam e bukur, perfekte.

Ajo më shikon ndryshe nga çdo njeri tjetër: nga bashkëshorti, nga të afërmit, miqtë etj.

Ajo më shikon siç jam dhe ka ardhur koha ta shoh veten permes syve të vajzës sime.

Lexo edhe: 10 rregullat e arta per te qene nje nene e lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X