Djali kishte shenja në lëkurë, mjekët zbulojnë sëmundjen e rrezikshme

Sepsis është forma më serioze e çdo infeksioni. Sepsis ndodh kur ju keni një infeksion kaq të rëndë që po shpërndahet në të gjithë trupin-veshkat humbasin funskionin, mëlçia gjithashtu, zemra është në vështirësi.




0 0

Një nënë zgjodhi rrjetin social Facebook për të paralajmëruar prindërit për një shenjë në krahun e djalit të saj që sinjalizoi një sëmundje potencialisht fatale.

Nëna, Alexandra Ruddy, ka postuar një fotografi të asaj shenje që fillimisht e bëri merak për shëndetin e djalit të saj. Ky instinkt e bëri ta çonte menjëherë djalin e saj në zyrën e mjekut. Dhe kjo ishte pikërisht gjëja e duhur: djali i saj tetëvjeçar kishte sepsis.

“Dje, rrugës për në plazh djali më tregoi dorën. Unë nuk isha e lumtur kur vura re se kishte një shenjë të kuqe në venën e tij. Pastaj i kontrollova bërrylin dhe gjeta të njëjtën gjë,” shkroi Ruddy në Facebook. Ajo pranoi se ajo ndihej disi në siklet të kërkonte ndihmë mjekësore pasi vuri re shenjat e kuqe, por instinktet e saj u vërtetuan dhe kishte pasur të drejtë. “Mjeku më përgëzoi që e çova djalin për kontroll. Ky është helmim i gjakut / sepsis. Nuk është diçka që mund të “shtyhet” deri të hënën kur mjekët janë përsëri në zyrë. ”

Sepsis është një sëmundje potencialisht fatale që shkaktohet nga një reagim që trupi ka ndaj një infeksioni. Ruddy përmendi se djali i saj kohët e fundit ishte rrëzuar dhe kishte një plagë të hapur. Ajo shkroi se plagët nuk dukeshin të infektuara kur vuri re shenjën e kuqe në krah, duke theksuar faktin se sepsis mund të ndodhë edhe pa paralajmërim.

“Sepsis është forma më serioze e çdo infeksioni,” thotë Frank Esper, specialist i sëmundjes infektive. “Sepsis ndodh kur ju keni një infeksion kaq të rëndë që po shpërndahet në të gjithë trupin-veshkat humbasin funskionin, mëlçia gjithashtu, zemra është në vështirësi.” Kjo është arsyeja pse kërkimi i kujdesit mjekësor shpejt është me rëndësi të madhe kur shfaqen simptoma të sepsis. Këto përfshijnë lodhjen mendore, ethet, temperaturën dhe lodhjen.

Dr. Esper foli përse kjo shenjë mund të shfaqet nëse keni një infeksion dhe çfarë të bëni nëse vëreni njëtë tillë. Shenjat si këto mund të shfaqen nëse një infeksion udhëton nëpër nyjet limfatike tek pjesët e tjera të trupit, shpjegon ai. “Është shumë shqetësuese. Ju duhet të merrni antibiotikë menjëherë”.

Ruddy shkruan se shëndeti i djalit të saj është përmirësuar që nga fillimi i marrjes së antibiotikëve për të trajtuar infeksionin. Por ajo paralajmëron prindërit e tjerë që të mos presin nëse vërejnë një shenjë të tillë, por të shkojnë menëjherë të mjeku.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X