39 vjeçarja rrezikoi jetën nga sepsis, mësimi i rëndësishëm që mori

0 0

 

Ju dhe trupi juaj jeni një ekip, një skuadër dhe kur mblidhni forcat së bashku për të kaluar një vështirësi rezultati është i mahnitshëm dhe vetëm atëherë e kuptoni forcën e kësaj dysheje.

Këtë e kuptoi edhe një 39-vjeçare Christine Garvin e cila po shpërndan historinë e saj në internet, për t’i inkurajuar të gjithë njerëzit ta trajtojnë trupin e tyre si një aleat, jo si kundërshtar.

Në korrik, Garvin u diagnostikua me një sepsis, në një gjendje kërcënuese, një komplikim i rëndë i shkaktuar nga reagimi i trupit ndaj një infeksioni. Sepsis shkakton inflamacion në të gjithë trupin. Ndërsa sëmundja po përparonte, gjithë organet e saj po dilnin jashtë funksionit.

Kur shkoi në spital mjekët ishin të detyruar ta fusnin në kirurgji emergjente, e cila rezultoi me një hemikrotekomi (heqja e njërës anë të zorrës së trashë) dhe dy ditë më vonë, një ileostomi (operacioni për të krijuar një hapje në murin e barkut për të hequr mbeturinat nga trupi).

Ajo ishte e tronditur nga kjo përvojë. Garvin ishte vetëm 39 vjeç dhe deri më tani kishte qenë gjithmonë e shëndetshme. Ajo ishte trajnere dhe balerinë profesioniste, kështu që ishte shumë e vetëdijshme për atë që hante dhe aktivitetin fizik.

Pastaj realiteti e goditi ashpër. Ajo u zgjua në një shtrat në spital me një qese në stomak, diçka që kurrë nuk e kishte dëgjuar më parë. Nuk mund ta besonte se kjo po ndodhte me të.

Por në vend që të mërzitej, ajo vendosi ta shikonte atë nga një këndvështrim tjetër. Ajo i ka kushtuar gjithë forcat e saj psikologjike në shërimin e saj fizik dhe ka punuar shumë për të rifituar forcën e saj, gjë që ka impresionuar edhe mjekët.

Garvin beson nëse ndiheni mirë dhe rehat me trupin tuaj, trupi do t’ua kthejë në favorin tuaj. Për këdo në një udhëtim të ngjashëm me atë, ajo rekomandon gjetjen e një praktike pozitiviteti që funksionon për ju. Pavarësisht mënyrës, qëllimi është gjithmonë i përbashkët: dashuria për veten.

Lexo edhe: Herpes simplex, nje virus shume i rrezikshem per bebet!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X