Herpes simplex, nje virus shume i rrezikshem per bebet!

0 0

Herpes mund të prekë të rritur dhe bebe, duke i rrezikuar atyre edhe jetën. I tillë ka qënë edhe rasti i Kirsty Carrington, e cila vetëm për shkak të një puthje në gojën e fëmijës së saj 8 javësh, është përballur me rrezikun që ai të ndahej nga jeta.
Puthja e vdekjes
Kështu ka preferuar ajo ta quajë atë puthje që mund t’i marrë jetën një fëmije nën 3 muajsh dhe i referohet puthjes së dhënë nga një person që ka një herpes në buzë (mund të quhet ndryshe edhe ethe në buzë apo lëkurë). Ajo ja ka dhënë këtë puthje fëmijës së saj pa e ditur se çfarë po i shkaktonte. Kjo nënë i ka dhënë fëmijës puthje ndërsa në buzë kishte një herpes të shkaktuar nga virusi me të njëjtin emër, që tek të rriturit kalohet me një krem të posaçëm, ndërsa tek fëmijët, në rastet më ekstreme mund të shkaktojë vdekjen. Ajo këtë gjë e harroi për momentin.
Pak kohë më pas ajo telefonoi mjekun e fëmijës për ta çuar për vizitë, në mënyrë që të sigurohej që fëmija nuk kishte asnjë problem por nuk mundi të caktonte një takim. Kështu bisedoi me farmacisten dhe vendosi ta mbante fëmijën nën kontroll. Gjatë natës temperatura e vogëlushit Ole-John filloi rritej në mënyrë shqetësuese duke shkuar deri në 40 gradë rreth mesnatës. Në atë moment prindërit e çuan në urgjencë, dhe mjekët dyshuan në lidhje me një meningjit, kështu kërkuan të kryenin një analizë të posaçme për të bërë diagnostikimin nga ku doli se fëmija kishte një meningjit encefalit, si pasojë e prekjes së trurit nga virusi në fjalë. Kështu filloi terapia dhe vogëlushi mundi të fillonte të rikuperonte pas 24 orëve. Ai filloi të hapte sytë. Ata mundën të linin spitalin pas 6 ditësh, dhe nëna Kirsty vendosi të ndante eksperiencën e saj me të gjithë në mënyrë që të gjitha nënat dhe baballarët të njiheshin me rrezikun. Pra bëni kujdes, jo vetëm të huajt por edhe ju mund të bëheni për fëmijën tuaj burim virusi nëse keni një herpes në lëkurë.

Lexoni dhe: E ëma puth fëmijën 3-muajsh në buzë, ai rrezikon të vdesë

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X