Djali kishte dritë të kuqe në sy, rezulton me tumor

0 0

Nëna zbulon tumorin e djalit të saj

Ajo vuri re një reflektim të çuditshëm të kuq në syrin e djalit të tij dhe kështu zbuloi se foshnja kishte një tumor retinal. Kjo ndodhi me Kara Sefwn, nënë 43-vjeçare nga Newcastle, afër Sidneit. Djali i vogël, vetëm dy vjeç, kishte prej disa kohësh një njollë të kuqe në syrin e tij të majtë, në të cilën fshihej një retinoblastoma, një tumor infantil.

Historia

Deri më sot, ky lloj tumori është shumë i vështirë për t’u diagnostikuar pasi nuk ka simptoma të qarta dhe të dukshme. Kjo është arsyeja pse  sinjalizimi i gruas ishte thelbësor për të siguruar që Rocky, dy vjeç e gjysmë, është akoma gjallë sot, megjithëse pa një sy.

Vuajtjet e foshnjës filluan kur ai ishte vetëm katër muajsh. Ishte shkurt 2018, dhe Kara kishte vërejtur se djali i saj kishte një sy “dembel”. Pasi e çuan tek një pediatër, tek djali nuk u vërejt asnjë anomali. Sidoqoftë, intuita e nënës mendoi që diçka nuk ishte në rregull.

Zbulimi i gruas

Unë e çova djalin tek një okulist dhe doli që ai shikonte vetëm 10% në syrin e tij të majtë për shkak të kancerit të retinës. Nëse nuk do të kisha vërejtur, do ta kishim humbur” – tha nëna.

Rocky filloi ciklin e parë të kimioterapisë, më pas në shtator 2019 pati një rënie drastike për shkak të rëndimit të kancerit. Pas tre muajve të tjerë të kimioterapisë, kur terapia dukej se jepte rezultatet e para, fëmija u përkeqësua duke ndaluar frymëmarrjen. U operua me urgjencë, mjekët më pas kryen një ndërhyrjeje delikate urgjente për të hequr syrin.

“Ne ishim të mbingarkuar me dhimbje, por pastaj menduam se nuk ishte fundi, por një kapitull i ri për Rockyn. Kirurgjia ishte me të vërtetë stresuese, por Rocky, të cilin e quaj “kampioni im i vogël”, arriti të reagojë shumë mirë. Gjëja më e bezdisshme për të ishte heqja e fashës. Në fillim ai vrapoi përreth dhe nuk ishte në gjendje të mësohej me gjendjen e re”- tha nëna Kara, e cila më në fund u bëri thirrje të gjitha nënave që t’i besojnë instinkteve të tyre, gjë që shpesh mund të jetë vendimtare.

Lexo edhe: Nëna, gjithmonë besojini instinktit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X