loading

Nëna, gjithmonë besojini instinktit

Nje nene e re, ka shkuar menjehere ne spital sepse kishte vene re se e bija nuk ishte mire. Mjeket e kishin trajtuar me shume qetesi rastin, duke menduar se nena ishte shume e fiksuar dhe vajza nuk kishte asgje. Si perfundim rezultoi se vajza kishte gjendje te rende refluksi dhe nena keshillon prinderit te ndjekin gjithmone instinktet kur behet fjale per shendetin e femijeve.




0 0

Ju keni dëgjuar rrëfime se si instinkti i nënës natyrisht fillon në momentin që vjen fëmija në jetë, por si një nënë e re, është e lehtë të dyshosh te vetja. Por nëse ka ndonjë gjë që mund të mësosh nga rrëfimi i Sarah Tams, është që gjithmonë t’i besoni instinktit. Gruaja kaloi shumë kohë dhe energji duke u shqetësuar për sjelljen e çuditshme të vajzës së saj. Mjekët e konsideruan si një situatë nervoze të një nëne të re. Për fat të keq, u desh një përvojë e tmerrshme për nënën që më në fund të dëgjohej.

“Rezultoi se kishte diçka të gabuar, dhe nuk ishin vetëm nervat e mia”, thotë ajo. Tani, Tams po e ndan historinë e saj dhe u kërkon prindërve të ndjekin instinktet e tyre.

Kur nëna ishte në shtëpi me vajzën e saj, Hannah, ajo thotë se foshnja e saj papritur ndaloi frymëmarrjen dhe “u bë ngjyrë blu” para syve të saj. Fatmirësisht, ajo ishte në gjendje ta ringjallte para se ambulanca të mbërrinte, por ato momente do të mbeten si “më të frikshmet e jetës së saj”.

“Gjithmonë mendoja se kishte diçka te sjellja e Hanës. Ajo gjithnjë dukej se ishte në siklet, ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u qetësuar, dukej e çuditshme dhe e pakënaqur gjatë gjithë kohës”, shkruan gruaja në Instagram.Por kur e çova atë tek mjekët, mora një përgjigje të ngjashme: “Ti je vetëm nënë për herë të parë, qetësohu. ”

Pra, ashtu si çdo prind i ri, Tams vuri veten në dyshim. “U ndjeva sikur kisha dështuar. Sikur nuk po veproja siç duhej, sikur nuk isha nënë e mirë”.

Siç rezulton, Hannah ka një “rast ekstrem të refluksit” që i shkakton asaj vazhdimisht dhimbje. Për shkak se disa reflukse janë normale, është e vështirë për mjekët t’i diagnostikojnë. Meqenëse ezofagu i Hanës nuk u zhvillua plotësisht, refluksi u bë aq keq, saqë e bëri atë të ndalonte frymëmarrjen. Konfirmimi i këtij lajmi ishte një pikë kthese e madhe për nënën e re.

“Unë nuk isha çmendur,” thotë ajo. “Vajza ime do të merrte trajtim, do të ndjehej më mirë dhe nuk ishte faji im apo nervat e mia”.

Fatmirësisht, vajza e vogël tani do të marrë kujdesin që ajo ka nevojë dhe do të shërohet. Sa i përket nënës, ajo po merr mësimin e parë të mëmësisë: T’i besojë instinktit. “Ju nuk mund të dini gjithçka, por ju e njihni fëmijën tuaj më mirë.”


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Vogëlushja vuan nga leuçemia, apeli...

Elisa është një vajzë e vogël, vetëm pesë vjeçare, e cila duhet të luftojë betejën më të vështirë: atë kundër përbindëshit të quajtur leucemi. Vajza është e shtruar në spital...

Foshnjat e ekspozuara ndaj produkteve...

Foshnjat të cilët janë të ekspozuar ndaj një kimikati të gjetur tek disa produkte kozmetike dhe tek shishet plastike mund të jenë më të rrezikuar nga vështirësi në frymëmarrje në...

Studimi: Gati të gjithë fëmijët...

Shkencëtarët gjermanë gjetën 15 'produkte plastike' në mbeturinat e 2.500 fëmijëve, të moshës midis tre dhe 17 vjeç. Rezultatet treguan se 11 nga 15 substancat - njëra prej të cilave...

Aknet tek të sapolindurit

Ato janë puçrra të kuqe ose të bardha që zakonisht shfaqen në faqe, hundë dhe ballin e fëmijës (por mund të shfaqen kudo në fytyrë). Jo vetëm kaq: ka fëmijë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X