Djali 11-vjeçar me leuçemi, shokët e klasës bëhen tullacë

0 1

Shokët e klasës s ënjë 11-vjeçari me leuçemi kanë bërë një gjest fisnik për të shprehur afërsinë dhe solidarizimin me shokun e tyre të sëmurë. Ata kanë rruar flokët tek një berber, për t’u dukur dhe ndjerë të barabartë me Davidin, djaloshin e prekur nga leuçemia, i cili kishte humbur flokët për shkak të sëmundjes.

Historia

Berberi tek i cili u drejtuan fëmijët, të gjithë së bashku, për t’u bërë tullacë, u befasua këndshëm nga kërkesa. Kjo është arsyeja pse, kur ai e tregoi ndodhinë për një radio, ai pranoi se nuk dëshironte të paguhej.

“Jam unë që duhet të paguaj për të, për mua është një shfaqje e vërtetë dhe një mësim jete”,- tha burri.

Gjesti i shokëve të shkollës

Fëmijët zgjodhën t’i rruanin flokët për t’u siguruar që shoku i tyre David të mos ndjehej i vetëm, por gjithashtu ta bënin atë të kuptojë se të qenit tullac nuk mund dhe nuk duhet të jetë një arsye për t’u ndjerë në siklet.

“Të keni flokët të rruar nuk është aq keq, edhe nëse keni shumë ftohtë. Ne kemi prerë flokët për një arsye të mirë, prindërit tanë gjithashtu menduan se ishte një ide e shkëlqyeshme, ata thanë se ishin të lumtur që na shihnin kaq pranë tij”, – thanë të rinjtë.

Për t’i falënderuar ata, Davidi u dërgoi disa lodra shokëve të tij të klasës. Pastaj, ai shkoi në spital për të filluar ciklin e trajtimeve, duke pritur të kthehej te miqtë që e presin krahëhapur.

“Ne po e presim këtu në shkollë, ai duhet të jetë i fortë sepse do t’i kapërcejë të gjitha këto. Ai nuk është vetëm, ne mezi presim ta shohim atë në shkollë çdo ditë”.

Lexo edhe: Foto që po thyen rrjetin: Motra ndihmon vëllanë me leuçemi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X