Foto që po thyen rrjetin: Motra ndihmon vëllanë me leuçemi

Një foto që të thyen zemrën është publikuar nga nëna e dy fëmijëve, njëri prej të cilëve është me leuemi.




0 0

Fotografia prekëse tregon djalin e saj katër vjeçar të nënë diagnostikuar me leuçemi, ndërsa motra e tij po kujdeset për të, edhe pse është vetëm 14 muaj më e madhe.

Beckett Burge u diagnostikua me leuçemi akute limfoblastike, në prill 2018 dhe që atëherë ka kaluar muaj të tërë në spital duke u trajtuar me kimioterapi.

Ai ishte vetëm 2 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë. Nëna e tij, Kaitlin Burge shkrepi fotografinë, ku tregon motrën e vogëlushit, Aubrey, e cila shfaqet duke fërkuar shpinën e vëllait të saj ndërsa ai mbështetet në tualet dhe duket shumë sëmurë.

Vajza më pas lan duart, transporton vëllain në shtrat dhe ofrohet të ndihmojë në pastrimin e tualetit për të ndihmuar nënën dhe babin 31-vjeçar Mattheë Burge.

Kaitlin, nga Princeton, Texas, SHBA, thotë se në vend që të dilte për të luajtur me miqtë e saj, Aubrey preferon të qëndrojë në shtëpi me Beckett.

28-vjeçarja thotë se e mori vendimin për të publikuar imazhin për të treguar rëndësinë e familjes në kohë të vështira.

Ndërkohë, këto pamje janë bërë virale në të gjithë botën.

Image result for Beckett Burge

Image result for Beckett Burge

Lexo edhe: 20 gjëra që bëni përditë të cilat ju vënë në rrezik për t’u prekur nga kanceri






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X