Djalë apo vajzë, e përcakton tensioni i nënës para shtatzanisë

0 0

 

Është gjetur një lidhje midis presionit të gjakut të grave para shtatzënisë dhe mundësisë së konceptimit të një djali ose vajze. Një grup studiuesish kanadezë ka identifikuar, për herë të parë, një lidhje midis vlerës së presionit të gjakut dhe mundësinë e përcaktimit të gjinisë së fëmijës. Rezultatet e studimit u publikuan në American Journal of Hypertension.

Djalë apo vajzë?

Për gratë që duan të planifikojnë një shtatzani, kurioziteti për të ditur nëse do të kenë një djalë apo një vajzë është gjithmonë i lartë. Studimi është i pari që nxjerr në pah një marrëdhënie midis presionit të gjakut të nënave të ardhshme dhe mundësisë së lindjes së një djali apo një vajze.

Sytë drejt presionit maksimal

Hulumtuesit arritën në konkluzionet e tyre duke hetuar vlerat e tensionit të gjakut, kolesterolit, triglicerideve dhe sheqerit në më shumë se 1400 gra kineze që planifikonin të lindnin një fëmijë. Mbledhja e të dhënave filloi disa javë përpara konceptimit (një mesatare prej 26 javësh), për të vazhduar pastaj deri në lindje. Shkencëtarët kanë vënë re kështu që vlera e tensionit sistolik të gjakut (dmth presioni maksimal) para shtatzanisë ishte më e lartë në gratë që kanë lindur djem dhe më e ulët tek ato që sollën në jetë vajza.

A e dini se …

Tradita popullore është e pasur me metoda “alternative” për të gjetur nëse fëmija do të jetë djalë apo vajzë. Sipas disave mjafton vetëm të shikoni formën e barkut, të tjera lidhen me sa shpesh ju vjen për të vjellë etj.

Lexo edhe: Djale apo vajze? Teoria e kafkes e zbulon ne javet e para






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X