Një blogere e famshme amerikane ka përshkruar dhimbjen që ka ndier pasi ka humbur djalin e saj të tretë, pak kohë pas lindjes së tij.
Blogerja, nënë e dy djemve më të mëdhenj, kishte njoftuar prej muajsh që priste fëmijën e saj të tretë, dhe ka rrëfyer përjetimin e saj në një postim, për humbjen e fëmijës, duke u bërë kështu frymëzim për shumë nëna që si ajo kanë humbur fëmijët.
Rrëfimi:
Ne e humbëm djalin tonë të vogël. Këto fjalë as nuk më duken të vërteta dhe kam qenë shumë e trembur se do të më duhej t’I shkruaja këto.
Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë hidhërim dhe pikëllim sa në këto ditë që kanë kaluar. Por as nuk kam ndjerë kurrë kaq ngrohtësi, dashuri dhe mirëkuptim. Miqtë, familja, nëna ime, infermierët të gjithë kanë qenë aty për të qarë me mua, për të më ngushëlluar dhe për të më thënë fjalë shumë dashamirëse.
Ne kaluam pak kohë në spital me të, i vumë edhe një emër, u mrekulluam kur pamë tiparet e tij perfekte, duart, këmbët, ato këmbët e vockla. Doja vetëm që ai të ishte me ne. Por na u desh t’I themi lamtumirë, tani për tani, deri sa të takohemi sërish një ditë, biri ynë.
Jam shumë nervoze që po e postoj këtë foto. Sepse për mua është thuajse e shenjtë. Ashtu, me trishtim, siç edhe e kam ndjerë gjatë gjithë kohës, dua të kujtoj çdo moment, çdo detaj. Dashuria që ndjemë në atë dhomë ishte aq e fortë. Fjalët që im shoq më tha, mënyra se si ai më mbajti mua, se si ne qamë së bashku…sa dashuri kishim për birin tonë të vogël. E kam dashur atë njëlloj sa dua dy djemtë e mi më të rritur dhe doja shumë që ta rrisja njëlloj si ata.
E di se ka shumë njerëz që e kanë ndjerë këtë dhimbje, njerëz që kanë qenë në të njëjtin vend si unë, kanë përjetuar humbje dhe pikëllim. Sot ju them se i kuptoj dhe solidarizohem me ju. Por unë vazhdoj të theksoj se pa dhimbje nuk ka gëzim dhe edhe pse nuk i kemi midis nesh, ata ngelen fëmijët tanë.
Lexo edhe: Të dashura nëna: Ka jetë edhe pas humbjes së një fëmije
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu