Të dashura nëna: Ka jetë edhe pas humbjes së një fëmije

0 0

Unë jam mësuar të më vënë epitete të ndryshme. Jam mësuar me komente negative, të më thërrasin obeze, e shëmtuar dhe shumë gjëra të tjera. Por, jeta është si një rubrikë e lajmeve televizive – jo të gjitha do t’ju pëlqejnë. Dhe deri diku nuk ka asgjë të keqë. E ndërsa jam shumë e mirë për të fshirë nga mendja komentet negative që thonë, kur dikush më sulmon si prind, kjo nuk është aspak në rregull.

Kam marrë një mesazh që nuk ishte vetëm lëndim, por  më solli në lot, dhe i tërë trupi im filloi të lëkundej. Kam dy fjalë për gruan që më ka quajtur të sëmurë pse flas për fëmijën tim të vdekur.

Si një nënë që ka përjetuar humbjen e fëmijës, lindjen e parakohshme dhe infertilitetin, e kam vënë jetën time në ekran të plotë. Shkruaj dhe e tregoj historinë e familjes sime si një mënyrë për të ndihmuar të tjerët, duke shkëmbyer me ta histori rreth trinjakëve të mi, ndonëse dy prej tyre nuk jetojnë më. Po, rrjeti bëhet shumë i ndjeshëm, veçanërisht kur diskutoj tema që, edhe në vitin 2019, konsiderohen tabu. Shumicën e herëve hap rrugë, por jo sot.

Një grua më thirri “të sëmurë” sepse fola për dy fëmijët e mi që nuk jetojnë më. Ajo më tha t’i lë ata të prehen në paqe dhe të vazhdoj jetën, duke më përmendur se po lëndoj burrin dhe fëmijën tim nëpërmjet “gjendjes së sëmurë të mendjes”.

Kanë kaluar pesë vite e gjysmë që kur trenjakët e mi lindën dhe në atë kohë, komenti i një gruaje më bëri që të më përzihej stomaku. Pak minuta pasi lexova mesazhin e saj, një mori emocionesh më përfshinë. Doja t’i bërtisja, doja që ajo ta dinte se sa shumë lëndonin fjalët e saj. Dhe desha të dija nëse ajo kishte humbur ndonjëherë një fëmijë. Unë u përpoqa të qetësohem, por ky mesazh vazhdonte të më kujtohej. E kam gjetur veten, zgjuar gjatë gjithë natës, duke qarë me qetësi ndërsa zemra ime po lëndohej në atë kohë.

Unë jam një personazh publik dhe si e tillë e di se njerëzit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre edhe kur ai është negativ. Por për ata që e kanë ndjekur familjen time dhe historinë tonë për vite të tëra, e dinë jeta ime nuk është e rrethuar nga hidhërimi dhe humbja.

Mediat sociale nuk janë një pamje të saktë e jetës së një personi. Ju shikoni vetëm foto në Facebook dhe Instagram, dhe shpesh, shihni vetëm momentet më të mahnitshme dhe të lumtura. Unë zgjedh të tregoj realitetin, dhe nuk është gjithmonë i bukur. Unë ndaj momentet e prindërimit të fëmijëve të mi në qiell dhe në tokë. Sidoqoftë, tregoj edhe momentet e mrekullueshme të rritjes së një vajze që është me të vërtetë mbresëlënëse. Nëse kërkoni për historinë time, do ta dini se unë jam më e lumtur se ç’kam qenë në vite. Po, është e mundur që të jetosh kështu edhe pas humbjes së një fëmije dhe është e mundur që trishtimi dhe lumturia të bashkëjetojnë me njëra tjetrën. Jeta ime nuk rrethohet nga trishtimi, dhe jo, nuk dorëzohem nga humbjet e mia çdo ditë.

Vajza ime është një individ unik i mbushur me gëzim dhe guxim. Ajo gjithmonë do të dijë se sa e veçantë është dhe ne vazhdimisht gjejmë mënyra për të gëzuar që e kemi, së bashku me kujtimin e vëllait dhe motrës së saj. Po, vajza ime është këtu. Ajo është e gjallë dhe e pranishme. Por, unë nuk mund të harroj se ajo erdhi nga një shtatzëni me trinjakë, dhe nuk mund të fsheh faktin që unë jam nënë e dy engjëjve që nuk jetojnë në këtë botë.

U zgjova sot, e lodhur nga mungesa e gjumit dhe e lodhur nga emocionet e këtij mesazhi mizor që mora. Por, sa më shumë mendoj për këtë, aq më shumë dua të ndaj me ju. Nëse të paktën një person lexon fjalët e mia dhe ndihet sikur nuk është vetëm, atëherë ia vlen që unë të them gjithë ç’mendoj.

Për çdo mesazh negativ që marr, e di se ka qindra, nëse jo mijëra njerëz në mbarë botën që mund të kenë të njëjtën situatë si unë në jetën time.

Jeta ka qenë e vështirë për familjen time gjatë kësaj kohe, por ne zgjedhim të shohim gjërat pozitive. Humbja e dy fëmijëve të mi nuk është më ngarkesë, tani zgjedh ta shoh atë si një bekim. Do të jepja gjithçka që t’i kisha këtu sot, por kam mësuar të gjej të mirën në situatën tonë tragjike. Të tre fëmijët e mi më kanë formuar në atë që jam sot. Fëmijët e mi më kanë mësuar dhembshurinë, mirësinë dhe ëmbëlsinë, të gjitha tiparet që kjo grua mizore duhet t’i mësojë. Nuk është e lehtë të jesh një prind që ka humbur një fëmijë, por unë po bëj më të mirën që mundem dhe e di që të tre fëmijët e mi janë krenarë për mua. E do të vazhdoj të flas për ekzistencën e të treve atyre.

Lexo edhe: Dita kur ndalova se fshehuri nga burri trupin tim pas lindjes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X