Dita kur ndalova së fshehuri nga burri trupin tim pas lindjes

0 0

Rrëfim: Kam fshehur barkun nga burri im. Që kur linda fëmijën tonë të dytë, unë mbaja gjithmonë bluza të lirshme, si dhe vishja shumë shpesh një rrobëdëshamër me push nëpër shtëpi. Nëse burri im më fliste në banjo pas dushit, unë me shpejtësi e mbyllja rrobëdëshamërin rreth vetes. Ndërsa dritat në momentin e seksit fikeshin gjithmonë.

Kështu fshehja e një pjese të trupit tim prej tij, pjesa që ndihmoi në rritjen e foshnjave që ne kemi bërë së bashku, ishte bërë një sekret që unë nuk desha ta fshihja më.

Dhe së fundmi, disa fjalë nga ai, njeriu që unë dashuroj, më ndihmuan të transformohesha nga një grua që fshihej, në një nënë krenare.

Kështu që ja ku është e vërteta e pamohueshme: unë kam dy muaj e gjysmë që kam lindur foshnjën e dytë. Trupi im po rimerr veten pas 27 kilogramëve që fitova gjatë shtatzënisë. Dikur unë kisha një trup të ngjeshur dhe të tendosur, ndërsa tani kam strija kudo, zona me yndyrë dhe shumë bark. Ndonjëherë është e vështirë edhe të njoh veten në pasqyrë. Por jeta vazhdon para dhe po ashtu edhe unë.

Përveç kësaj motra ime do të martohej pas disa javësh, dhe, edhe pse nuk isha ende gati emocionalisht shkova të blija rroba banje për festën para dasmës që do të bënte në Vegas. Kështu që shkova në një dyqan dhe bleva një palë rroba banje së bashku me një miken time.

“A mendon se këto përshtaten?” Pyeta shoqen time duke i treguar rrobat e plazhit që kisha zgjedhur. “Ato mbulojnë pjesën e barkut dhe rrudhat që kanë në pjesën e sipërme nuk do të lejojnë të më duket barku.”

(Mbulim i plotë? Te fsheh trupin? Nuk më besohej që kjo gjë po më ndodhte mua)

Vendosa që t’i provoja kur të isha në shtëpi dhe pikërisht në momentin kur sapo i kisha veshur, dëgjova çelësat e tij që hapën derën. Duhej të veproja shpejt: të futesha në dhomë dhe të ndërrohesha apo të vishja diçka sipër dhe t’ia tregoja se çfarë kisha blerë. Por për 10 sekonda ai kishte hyrë brenda dhe ja ku më gjeti.

Unë para tij e veshur me rroba plazhi, në një ditë dimri të ftohtë në New England,  më shumë se një muaj pas lindjes.

“Wow!” Tha ai duke qeshur ndërsa po hynte. “Dukesh e mrekullueshme, kostum i ri banje? Dukesh shumë bukur.”

U ndjeva aq e lehtësuar. Dhe e inkurajuar. Teksa e shikoja atë, e vura re pamjen në fytyrë – ai dukej kaq i dashuruar me mua, me kostumin tim të plazhit.

Dhe në vend të frikës, turpit, ose hidhërimit për mënyrën sesi isha shndërruar, në vend të kësaj, unë thjesht u ndjeva e lehtësuar.

Dhe ja ku isha, shumë larg imazhit të vajzës 1.80 që peshonte 61 kg kur ai ra në dashuri me të, duke qëndruar ashtu në mënyrë të pahijshme para tij, e pasigurt për veten time. Dhe ai ishte aty, duke më shikuar mua sikur të isha Mbretëresha e Botës.

Ky ishte momenti që më transformoi.

Burri im që shihte ndryshime në trupin tim-ndryshime që edhe unë po luftoja për t’i parë dhe për t’i pranuar plotësisht.

Trupi im është padyshim ndryshe nga atëherë. Unë jam ndryshe, dhe ne jemi kaq të ndryshëm. Ne tani jemi një familje.

Gjëja më e bukur e të qenit me atë që e do është premtimi për ta bërë këtë përgjithmonë. Dhe aty unë fillova të shikoj një version më të mirë dhe më të dashur të vetes sime, përmes syve të bashkëshortit tim.

Ne e filluam lidhjen tonë kur sapo kishim dalë nga universiteti dhe nuk dinim asgjë për njëri-tjetrin. Pothuajse një dekadë më vonë, ne jemi prindër me diploma të magjistraturës të cilat na kanë ndryshuar karrierën. Kemi një shtëpi dhe luftojmë problemet që kanë të bëjnë me financat tona. Ne shqetësohemi për problemet e jetës reale, jo vetëm ku do dalim të pimë të premten në mbrëmje. Po rritemi së bashku…

Kështu që, tani, unë po i pranoj ndryshimet. Gjoksi im ka qenë duke dhënë gji për dy vite. Krahët e mi kanë qenë të zënë duke hequr e vënë sexholinot në makinë, kurrizi im ka shërbyer shpesh edhe si kalë i vogël.

Fytyra ime është zhubrosur me të qeshura të mëdha dhe buzëqeshje krenare. Kam lëvizur duart me shqetësim, kam fjetur më pak, kam shpenzuar orë të tëra duke shkruar në kompjuter deri vonë dhe jam ngritur herët në mëngjes për të ushqyer foshnjën time të vogël.

Por unë kam shumë dashuri në zemrën time. Jeta ime është e plotë. E mbushur plot me lumturi dhe me kënaqësi, me çmenduri dhe pelena.

Hijet e mia janë tashmë të mbushura, edhe beli im. Këto gjëra do të ndryshojnë, siç tërhiqet deti gjatë zbaticës. Do të fitoj dhe do të humb në peshë.

Por dashuria jonë nuk do të ndryshojë për shkak të këtyre gjërave. Sepse ne jemi më shumë se ndryshimet sipërfaqësore në këtë pikë në jetën tonë.

Prandaj e falenderoj kostumin tim të banjos, që më mbulon barkun. E falenderoj që më dha këtë moment qartësie.

Për të më kujtuar se martesa ime është më shumë se pesha ime  dhe tërheqja jonë e ndërsjellë nuk ka pse të jetë njëlloj si ditën që u pamë kur ishim 22 vjeç, për sa kohë që dashuria jonë është shumë e madhe.

Lexo edhe: Si te rikthejme pas lindjes lekuren e barkut ne formen e meparshme?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X