Depresioni pas lindjes dhe pse duhet kuptuar në kohë

0 0

“Gëzohu ”. “Shiko çfarë foshnje të bukur ke, si mund të trishtohesh”. Këto dhe sugjerime të tjera shpesh u i thuhen gruas që vuan nga depresioni pas lindjes, në një përpjekje për ta larguar nga mendimet e këqija. Vetëm se këto komente janë pothuajse gjithmonë të padobishëm dhe madje mund të rrisin ndjenjën e fajit, të papërshtatshmërisë që shoqëron këtë çrregullim, i cili ende nuk merr vëmendjen e mjaftueshme. Megjithatë është shumë i përhapur: sipas ekspertëve, tetë në dhjetë gra pas lindjes i nënshtrohen një rënieje të humorit.

Forma të ndryshme të depresionit

Nuk ekziston vetëm një lloj depresioni pas lindjes, por të paktën tre. Forma më pak serioze, e quajtur “baby blues”, është një trishtim i theksuar, me lodhje dhe të qara, i cili shfaqet disa ditë pas lindjes, për t’u zgjidhur në mënyrë spontane brenda rreth dy javësh. Vetë depresioni pas lindjes shfaqet disa javë pas lindjes së foshnjës dhe zgjat të paktën deri në vitin e parë të jetës së fëmijës. Prek një në dhjetën e nënave të reja dhe jo gjithmonë zgjidhet vetë, sepse në disa raste shndërrohet në depresion kronik. Më e rrallë dhe më serioze nga të gjitha është psikoza puerperale, e cila prek një në njëqind gra pas lindjes dhe shoqërohet me një ndryshim serioze të gjendjes emocionale, me ndjenja armiqësore ndaj të porsalindurit dhe halucinacione. Sipas disa shkollave të mendimit, ekzistojnë forma të tjera të depresionit pas lindjes, për shembull forma të ankthit ndaj të porsalindurit, depresioni para lindjes, çrregullime të marrëdhënieve nënë-fëmijë.

Ekzistojnë disa faktorë rreziku

Sipas ekspertëve, depresioni pas lindjes shkaktohet nga një numër faktorësh. Gratë tashmë të predispozuara për çrregullime të humorit, siç janë depresioni i madh, të cilat mund të kenë pasur episode të ngjashme në të kaluarën, janë më të rrezikuara. Në bazë ka çekuilibër neurotransmetues si serotonina dhe dopamina, të cilat rregullojnë oreksin, ritmet e gjumit, dëshirën seksuale dhe, në të vërtetë, humorin. Vështirësia e momentit luan gjithashtu një rol: netët pa gjumë, përkushtimi që sjell i porsalinduri, përballja me një realitet tjetër nga ai i idealizuar i mëmësisë kontribuojnë në zhbalancime psikologjike dhe emocionale. Dhe konteksti socio-kulturor gjithashtu luan rolin e tij, sepse një grua që nuk merr mbështetjen e duhur nga partneri ose familja e saj, e cila dëshiron të tregojë veten në rolin e ri, fillon të ndjehet e lodhur, e pamotivuar dhe të mbushet me ndjenja negative.

Asnjëherë mos nënvlerësoni disa shenja

Depresioni pas lindjes është një sëmundje që çon në cilësi jete të dobët, e cila mund të zhvillohet në depresion kronik dhe që ndikon negativisht në marrëdhënien nënë-foshnjë. Kjo është arsyeja pse duhet të identifikohet dhe trajtohet në kohë. Shenjat si të qarat, ndryshimet e humorit dhe oreksit, pagjumësia, mosgatishmëria dhe mungesa e motivimit në kujdesin ndaj fëmijës duhet t’i raportohen gjinekologut ose mjekut të përgjithshëm. Vetë gruaja nuk duhet të turpërohet, por të pranojë se ka një problem që është gjithashtu shumë i zakonshëm.

Sipas hulumtimit nga Universiteti i Otavës, Kanada, botuar në revistën Gut, gratë që vuajnë nga sëmundje kronike inflamatore të zorrëve, të tilla si koliti ulceroz dhe Chron, janë më të rrezikuara nga depresioni pas lindjes. Nga ana tjetër, një studim nga Instituti Karolinska në Stokholm, thekson një lidhje midis diabetit dhe depresionit pas lindjes së fëmijës. Është e përshtatshme ta diskutoni këtë me gjinekologun tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X