Cfare te bejme nese femija nuk do te pije qumesht?

0 0

Në një moment mund të ndodhë që fëmija të fillojë të refuzojë të pijë gjirin.

Ju ka ndodhur edhe juve? Ja si të veproni në këtë rast.

Refuzimi i qumështit të gjirit

Specialistja e laktacionit Martina Carabetta, shprehet se nëse fëmija refuzon të pijë gjirin do të thotë se diçka nuk shkon, dhe këtu nuk i referohemi regresionit fiziologjik të muajit 4-5 (kjo gjë ndodh për shkak të kuriozitetit që ai shfaq ndaj realitetit që e rrethon). Refuzimi që fëmija bën ndaj gjirit në momente të tjera do të kuptohet si pasojë e veprimeve të tij: ai qan dhe është tepër i irrituar, ose ndodh e kundërta, që ai të bëhet më i qetë se zakonisht, bebelinat lagen më pak se zakonisht, pra në këtë rast fëmija nuk është duke u ushqyer në mënyrën e duhur.

Cilat janë arsyet që e krijojnë këtë shqetësim?

Zakonisht kjo ndodh kur fëmija ka një shqetësim, i cili mund të jetë një dhimbje goje ose veshi, por mund të jetë shkak edhe qumështi. Një shkak mund të jetë edhe stresi i nënës, dhe nëse ajo mendon se qumështi i saj nuk do të jetë në sasitë e duhura për fëmijën, kjo gjë do të transmetohet edhe tek fëmija. Kujdes me përdorimin e sapunëve, kremrave, parfumeve pasi fëmija mund të bezdiset nga aromat e tyre. Gjithashtu një faktor që duhet të merrni në konsideratë eshtë edhe ambienti i cili duhet të jetë i qetë në mënyrë që të mos e shqetësojë fëmijën.

Si duhet të veprojmë?

Në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë ushqyerja  e gji duke lëvizur nëpër shtëpi. Gjithashtu gjatë këtyre ditëve duhet të vendoseni në dispozicion të ushqyerjes me gji të fëmijës. Nëna mund të provojë edhe t’i ofrojë gjirin fëmijës kur është duke u zgjuar ose duke fjetur. Nëse fëmija pavarësisht këtyre përpjekjeve sërish rëfuzon të pijë gji, dhe ndërkohë bebelinat nuk lagen si më parë dhe urina ka ngjyrë të verdhë dhe aromë të rëndë (shenja dehidratimi), duhet të shtrydhni gjirin dhe t’ja jepni quështin me lugë ose gotë (në varësi të moshës).

Lexoni edhe: Kur femija nuk deshiron te haje






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X