Kur femija nuk deshiron te haje!

0 0

Një nga shqetësimet më të mëdha që kanë nënat e reja është refuzimi që fëmija i bën ushqimit. Zakonisht ky refuzim arrin kulmin gjatë moshës 2-3 vjeçare.
Por, çfarë të bëjmë nëse fëmija refuzon ushqimin?
1- Refuzimi i ushqimit është pjesë e rritjes
Zakonisht refuzimi i ushqimit lidhet me një fazë e cila ka të bëjë me rritjen e fëmijës, qe shfaqet kryesisht tek fëmijët e moshës 2-3 vjeçare. Në këtë moshë fëmija fillon të perceptojë veten, ndërton identitetin e tij si edhe pohon praninë e tij në botë duke shprehur refuzimin e tij për disa gjëra ( në këtë rast ushqimin ).
Prindi zemërimin e fëmijës kur nuk do të haj nuk duhet ta marri si një kapriçio por si dicka pozitive në rrugën e rritjes. Në thelb fjala “jo” pasqyron proçesin gradual të shkëputjes nga nëna ( i cili fillon nga muaji i 8-9 –të ), drejt një autonomie gjithnjë e më të madhe.
Prindi, kryesisht nëna duhet të mundohet t’i përshtatet më së miri nevojave ushqimore që fëmija paraqet gjatë kësaj periudhe.
2- Gjatë ushqyerjes fëmija duhet lënë të “luajë” me ushqimin
Gjatë periudhës që fëmija fillon ushqimin ( rreth muajit të 6-të ), është i prirur të shijojë shijet e reja që prindi ja prezanton nëpërmjet ushqimeve që i jep. Gjatë kësaj kohe fëmija nuk duhet të detyrohet të hajë atëherë kur nuk do, gjithashtu ju duhet ta lini fëmijën të prekë ushqimin. Nëse nëna e bën këtë, fëmija do ta ketë më të lehtë të kuptojë nëse ka uri, do të krijojë autonomi në këtë aspekt dhe për pasojë do ta ketë më të lehtë ta pranojë ushqimin.
3- Nëse fëmija nuk do të provojë një ushqim të ri mos insistoni!
Është mjaft e rëndësishme që në tavolinën e ngrënies fëmijës t’i serviren lloje të ndryshme ushqimi, në mënyrë që ai të zgjedhë të hajë atë që dëshiron. Nëse ai në atë moment refuzon të hajë ju nuk duhet ta detyroni.
Por, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm para se te vendosni se fëmija nuk e pëlqen një ushqim. Për shembull, para se të vendosni se fëmijës tuaj nuk i pëlqejnë bizelet, duhet t’ja servirni ato të paktën 10 herë, në vakte të ndryshme dhe të gatuara në mënyra të ndryshme.
4- I jepni një shembull të mirë fëmijës tuaj
Zakoni i mirë i të ushqyerit të fëmijës varet edhe nga ajo çfarë ai percepton në ambjentin ku jeton.
Ju duhet të hani perimet dhe të buzëqeshni për t’i bërë të kuptojë fëmijës që janë diçka e mirë dhe që duhet t’i provojë. Ju nuk duhet të harroni se gjatë fazës së rritjes së fëmijës gjithçka bazohet në marrëdhënien prind-fëmijë, për këtë arsye ai do të mundohet të bëjë atë që bëni ju.
5- “Shiko sa e bukur kjo domatja e kuqe”!
Nëse fëmija shikon që prindërit e vlerësojnë atë që hanë ai do të shfaqi dëshirën për ta provuar atë. Sipas specialistëve nuk ka kuptim t’i thuash fëmijës: “Duhet ta hash këtë sepse të bën mirë”! Një shprehje e tillë për fëmijën nuk ka asnjë kuptim. Në vend të saj ju mund t’i thoni: “Ua shiko çfarë domate e bukur, sa ngjyrë të kuqe të bukur ka”!
6- Po nëse fëmija ha shumë pak?
Nuk duhet të shqetësoheni. Sipas pediatres frika e prindërve se fëmija i tyre nuk ha mjaftueshëm duhet të kalohet. Në vend të kësaj prindërit duhet të shqetësohen për të kundërtën, pra që fëmija mos e tejkalojë masën e ushqimit.
Obeziteti infantil ( i fëmijëve ) është një problem që po përhapet gjithnjë e me shumë dhe është një problem që nuk duhet anashkaluar.
7- Fëmija është në gjendje të ushqehet vetë sipas nevojës
Sipas specialistëve, nëse fëmija ulet në një tavolinë me lloje te ndryshme ushqimi, ai do të jetë në gjendje të përzgjedhë ushqimet që ka dëshirë të hajë derisa të ndihet i ngopur.
Nëse fëmija do të lihet i lirë të zgjedhë do të mësojë të vetëushqehet në mënyrën e duhur. Presioni që të rriturit mund t’i bëjnë për të ngrënë një ushqim të caktuar mund ta bllokojë fëmijën dhe të mos hajë asgjë.
8- Në tavolinë duhet të uleni të gjithë bashkë!
Ngrënia e një vakti duhet të jetë një moment kënaqësie dhe qetësie për të gjithë familjen, edhe kur fëmija është i vogël. Fëmija duhet t’i shikojë të dy prindërit që hanë bashkë në tavolinë, kjo është shumë e rëndësishme.
Nëse ju do të hani të gjithë bashkë në tavolinë, në mënyrë të qetë dhe pa nxituar, pa u shpërqëndruar nga televizori ( duhet të qëndrojë i fikur gjatë ngrënies ) apo diçka tjetër, do të bëni që fëmija të zhvillojë një raport të mirë me ushqimin.
9- Si duhet ta bindim fëmijën të hajë perimet?
Që të mësoni fëmijën të pranojë perimet si pjesë e ushqimit të tij, ju duhet të përdorni pak fantazi. Ato janë shumë të rëndësishme për fëmijën pasi përmbajnë fibra, vitamina, kripëra minerale dhe për këtë arsye nuk duhet të mungojnë kurrë në dietën ushqimore të fëmijës. Ju duhet t’i gatuani gjithmonë në mënyra të ndryshme dhe shpesh mund t’ju jepni forma të bukura të cilat do ta tërheqin fëmijën t’i hajë.
10- Sa vakte janë të nevojshme?
Ju duhet ta ndani ushqimin e fëmijës në 5 vakte, i cili duhet të përmbajë ushqime të stinës të gatuara shumë thjesht. Nuk duhet ta lejoni fëmijën të konsumojë pije me sheqer si edhe ëmbëlsira, të cilat mund të ulin oreksin e fëmijës.

Lexoni dhe: Mos e detyroni fëmijën të hajë me zor






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X