Apnea e gjumit shpesh e padiagnostikuar, rrezik gjithnjë në rritje

Ndalimi i përsëritur i frymëmarrjes gjatë natës ka efekte në funksionimin e duhur të organizmit, duke rritur rrezikun e goditjes në tru, aritminë, hipertensionin, mosfunksionim të zemrës, megjithate ne shume raste mbetet nje problem i paidentifikuar.




0 0

Ajo është një problem i zakonshëm për dhjetëra mijëra njerëz, megjithatë ndërprerjet e frymëmarrjes, madje edhe prej disa sekondash, për shkak të bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, janë një çrregullim i nënvlerësuar dhe shpeshherë edhe jo i diagnostikuar. Ndalimi i përsëritur i frymëmarrjes gjatë natës ka efekte në funksionimin e duhur të organizmit, duke rritur rrezikun e goditjes në tru, aritminë, hipertensionin, mosfunksionim të zemrës. Këto pasoja kardio-cerebrale-vaskulare varen nga hipoksia (pak oksigjen te qelizat e sistemit nervor qendror) dhe nga copëzimi i gjumit për shkak të apneas së gjumit.

Sipas Studimit të Kostos së Sëmundjes së Sindromës Pnegese Obstruktive të Gjumit (OSAS) në Itali të realizuar nga qendra multidisiplinare e kërkimit CERGAS Sda Bocconi (Qendra Kërkimore për Menaxhimin e Shëndetit dhe Kujdesit Social), duke ndërthurur mendime dhe të dhëna ekspertësh deri më tani vetëm 460,000 pacientë me OSAS të rëndë janë diagnostikuar (4% e prevalencës së vlerësuar) dhe vetëm 230,000 trajtohen (2% të prevalencës së vlerësuar). 

Viktima edhe mes fëmijëve

Më të prekurit nga apnea e gjumit janë meshkujt e rritur, por ky çrregullim shfaqet edhe tek fëmijët. Apnea e gjumit mund të shkaktohet nga mbipesha, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe përdorimi i medikamenteve për gjumë. Një nga shenjat që duhet t’i kushtojnë vëmendje atyre që gërhasin është se ata e gjejnë veten duke bërë pushim të zgjatur gjatë gërhitës pa marrë frymë. Në këtë rast këshillohet të konsultoheni me një specialist të gjumit për të kontrolluar nëse ju ose fëmija vuani nga apnea e gjumit përmes një provimi të quajtur polisomnografi, i cili mat ngopjen e oksigjenit, nivelin e frymëmarrjes, rrahjet e zemrës dhe madje edhe pozicionin e trupit gjatë natës, e lëvizjet e muskujve.

 E dinit?

Për një kohë të gjatë, pulmonologët e kanë theksuar çështjen sepse kjo sëmundje pritet të përhapet në vitet e ardhshme. Ndër faktorët e rrezikut janë avancimi i moshës dhe mbipesha.

Lexo edhe: Apnea e gjumit rrit rrezikun e kancerit tek grate, ja lidhja mes tumoreve dhe problemeve që shkaktojnë gërhitjen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X