Aktorja tregon pse i “detyron” vajzat të flenë në një dhomë

0 1

Kur bëhet fjalë për motrat dhe vëllezërit, prindërit dhe kujdestarët ka të ngjarë që gjithmonë përpiqen të rrisin dhe ushqejnë lidhjet e tyre, përfshirë aktoren dhe njëkohësisht nënën e dy fëmiëjve Kristen Bell. Në fakt, kjo është arsyeja që ajo nuk i lejon vajzat e saj të kenë dhoma gjumi të veçanta.

Në një intervistë të fundit me SELF Magazine për Muajin Kombëtar të Ndërgjegjësimit të Gjumit, Bell zbuloi se është e rëndësishme për të që vajzat e saj, Lincoln, pothuajse 7 vjeçe, dhe Delta, 5, të ndajnë një dhomë sepse i ndihmon ato të zhvillojnë karakter të mirë. “Është shumë e rëndësishme për mua që ato të ndajnë një dhomë gjumi. Unë mendoj se jeta e tyre do të jetë më e lehtë sesa shumica e njerëzve të tjerë në planet, dhe për të zhvilluar një karakter të mirë, është e rëndësishme që gjithmonë të kaloni diçka të vështirë”, deklaron Bell. “Më pëlqen fakti që ato do të duhet të kuptojnë se si të ndajnë një dhomë gjumi, të kuptojnë se si të ndajnë dollapin e tyre, të kuptojnë se si të ndajnë hapësirën e përbashkët. Nëse kjo është gjëja më e keqe në jetën tuaj, që ju duhet të ndani një dhomë gjumi me motrën tuaj, do të jeni në rregull”.

Ndihmon gjithashtu që ato të ndërtojnë një lidhje, duke ndarë një dhomë dhe duke u kujdesur për njëra-tjetrën.

Sigurisht, të kesh të dy fëmijët në të njëjtën dhomë mund të jetë një sfidë kur bëhet fjalë për kohën e gjumit. Bell tregon se në këtë pikë e ndihmon bashkëshorti, sepse vajzat e saj janë shumë kokëforta dhe ju duhet fuqia e hija atërore për t’u bindur.

Bell tregon se rutina e gjumit është shumë e rëndësishme për të dhe ka treguar kujdes që kur i ka pasur vajzat të vogla. Ajo thotë se me këshillën e pediatres i bënte banjë me ujë të ngrohtë kur ishin të porsalindura, që të flinin më gjatë e më rehat dhe gjithashtu thekson në çdo moment rëndëisnë e krijimit të lidhjes mes tyre.

Duke u rritur filluan leximet, lojrat e ndryshme etj. Mbi të gjitha, ajo thotë se fëmija ndërton karakter të mirë mbi bazën e modelit që merr nga prindërit.

Por, aktorja pranon se, si çdo prind i mirë, disa ditë ajo është thjesht shumë e lodhur. Çfarë bën ajo në ato ditë? “Ndonjëherë kam sukses duke shkuar në dhomën e gjumit me to dhe duke mos thënë asgjë, thjesht duke u ulur në shtrat, dhe ata do të rimarrin veten,” thotë ajo. “Ndonjëherë, nëse kam pasur një ditë me të vërtetë rraskapitëse, do shikoj orën në 6:30 dhe do t’u them atyre se është 7:30. Ata nuk mund ta njohin orën dhe kjo është mirë për mua”.

Lexo edhe: Aktorja pranon se ka një fëmijë të preferuar, po ç’thonë ekspertët: a është gabim?



  1. Aktorja tregon pse i “detyron” vajzat të flenë në një dhomë – Pergrate

    […] Aktorja tregon pse i “detyron” vajzat të flenë në një dhomë […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur normalizohet ritmi i gjumit...

Një studim finlandez ka identifikuar "vlerat e pragut" të modeleve normale të gjumit të fëmijëve. Sa kohë mund t’i duhet një fëmije për të fjetur dhe sa herë në natë...

Sheqeri nxit pagjumësinë, ja arsyet...

Dozat e tepërta të sheqerit mbingarkojnë trupin dhe pengojnë gjumin. Ato gjithashtu ju inkurajojnë të hani më shumë, duke nxitur më tej pagjumësinë. Jo të gjithë kanë frikë prej tij,...

Ushqimet që përmirësojnë gjumin e...

Shumë fëmijë vuajnë nga shqetësimet e gjumit. Këtu janë sugjerimet e pediatërve për një dietë të duhur që promovon jetesë të shëndetshme të fëmijëve dhe cilësi më të mirë të...

Fëmijët në moshën e shkollës...

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve që shkojnë në shkollë nuk plotësojnë orët e gjumit dhe kjo gjë nuk cënon vetëm kohën e tyre të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X