Aktorja pranon se ka një fëmijë të preferuar, po ç’thonë ekspertët: a është gabim?

0 0

Aktorja Jamie Pressley kohët e fundit e gjeti veten në qendër të polemikave në internet, pasi ajo postoi një foto në Instagram ku kishte dalë me djalin e saj të madh.

“Koha më e mirë është ajo që kaloj me djalin tim të preferuar, Dezi. Ok, e thashë. Unë kam një djalë të preferuar edhe pse i dua të tre djemtë e mi me gjithë qenien time. Dezi dhe unë kemi një lidhje të veçantë që askush tjetër nuk do ta kuptojë ndonjëherë sepse jemi rritur së bashku”, ka shkruar ajo në foto.

Shumë komentues në internet nuk vonuan duke sugjeruar se nuk është mirë të kesh një fëmijë të preferuar. Por shumë prindër që kanë shumë fëmijë mund ta kuptojnë situatën. Është e ndërlikuar dhe nuk është e turpshme për Pressleyn të pranojë që ka një lidhje më të veçantë me më të madhin. 

Komentet negative që i bëjnë njerëzit për faktin që ajo e pranoi janë të turpshme. Disa komentuese theksuan se ato kurrë nuk do të thoshin se njëri prej fëmijëve të tyre ishte i preferuari sepse nuk do të dëshironin të lëndonin fëmijët e tjerë.

“Është e pamundur të mos kesh një të preferuar”, thotë Dr. Barbara Howard, një pediatre e sjelljes zhvillimore dhe ne e dimë se perceptimi i favorizimit është një nga faktorët më të mëdhenj në rivalitetin mes motrave dhe vëllezërve”.

Howard, e cila është gjithashtu një asistente profesore e pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë Universitare Johns Hopkins, tha se problemet e sjelljes mund të shfaqen nëse fëmijët e dinë se nuk janë fëmija i preferuar i prindërve. Dhe ndërsa nuk ka asgjë të keqe në të pasurit një fëmijë të preferuar, ekspertët sugjerojnë të siguroheni që të gjithë fëmijët tuaj e dinë se i doni.

Ndonjëherë dashuria nuk është e barabartë, është e ndryshme. Kjo funksionon për Pressleyn, por mund të mos funksionojë për çdo prind.

Lexo edhe: E vërteton shkenca, në familje një fëmijë është më “i preferuar”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X