“Në familjen tonë nuk ka gjysmë motra e vëllezër, vetëm motra e vëllezër”

0 0

 

Nora McInerney është një autore librash, e njohur në rrjete sociale dhe një nënë që ka kaluar shumë vështirësi në jetë.

Në vitin 2014, McInerney ishte një nënë e re kur ajo pësoi një abort gjatë shtatzënisë së dytë, humbi babanë e saj nga kanceri dhe më pas humbi të shoqin nga e njëjta sëmundje. Historia e saj ka të bëjë me fuqinë e elasticitetit dhe ndershmërisë. Dhe nëse e pyet se si po ia del, ajo ka një përgjigje.

Në mediat sociale e në librin e saj “Është e mirë të qeshësh (por nuk ka asgjë të keqe edhe të qash), ajo ka ndarë historinë e saj dhe inkurajon gratë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe të bëjnë paqe me faktin se në jetë do të ketë edhe ditë të këqija.

Ajo tregon eksperiencën e saj kur u bë nënë, mbeti e ve e më pas u bë njerkë duke theksuar se në familjen e saj nuk ka gjysmë motra dhe vëllezër, por vetëm motra e vëllezër.

Kur burri i parë i McInerneyt, Aaron, vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2014, djali i vogël i tyre Ralph ishte një fëmijë i vetëm, pasi McInerney pësoi një abort gjashtë javë përpara vdekjes së burrit të saj.

Por kur zemra e McInerneyt krijoi vend për bashkëshortin e saj të dytë, Mateu, ajo gjithashtu krijoi vend për vëllezërit e motrat e ardhshme të djalit të saj. Ai nuk ishte më një fëmijë i vetëm, por fitoi vëllezërit e motrat e dashura edhe para se McInerney dhe Mateu të sillnin në jetë një fëmijë tjetër së bashku.

Sipas McInerneyt, fëmijët e Mateut (të cilët ishin 10 dhe 15 vjeç në atë kohë) e bënë të qartë që nga fillimi se ishin motra dhe vëllai i djalit të saj dhe kjo e bëri të kuptojë se fëmijët nuk e përshkallëzojnë dashurinë në gjysmë apo të plotë.

Vërtet familja e saj sot duket ndryshe nga ç’e kishte menduar, por ama nuk është një familje ndarë, aty ka shumë dashuri.

McInerney shpjegon se nuk funde të lumtura në jetë, por do të ketë fillime të reja.

Është një mesazh për aq shumë nëna që duan të ecin përpara, por nuk kanë forcën të hedhin një hap.

Lexo edhe: Motrat dhe vellezerit na shtojne jeten, ja pse nuk duhet ta lini te vetem femijen tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X