A mundet një çrregullim hormonal të ndikojë në fertilitetin tuaj? Çfarë duhet të dini

0 1

Mësoni sesi mungesa e një balance hormonale mund të ndikojë shanset tuaja për  riprodhim, dhe zbuloni nëse një test hormonal i bërë në shtëpi mund të japë përgjigje që duhet të kesh rreth fertilitetit.

Nuk ka gjë më frustruese sesa të presësh muaj pas muaj për ato vija të kuqe në test. Të ndeshesh me infertilitetin mund të jetë një eksperienca zemërthyese, por në shumë raste, zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë nga çfarë e ke menduar.

Një nga gjërat që mund të prekë shanset e tua e të qenurit shtatzënë është një mungesa e balanës hormonale. Tani, mund të marrësh shanset në dorën tënde duke përdorur një test hormonesh të bërë në shtëpi dhe të zbulosh nëse ky nivel hormonal është burimi i këtij problemi.

Këtu, ekspertët të japin një kuptim më të mirë të hormoneve (kyçe, të rendësishme) që mund të prekin riprodhimin tënd dhe të shpjegojnë si të testosh nivelin tënd.

Hormonet që prekin pjellorinë

Ndërkohë që është e vërtetë që kemi tone të ndryshme hormonesh që kalojnë në trupin tonë, vetëm disa hyjnë në lojë kur përpiqemi të ngjizemi. Më poshtë kemi listuar disa nga hormone kyçe të riprodhimit që mund të prekë (dis hormone-→ prekin, jo ne njejes) aftësinë tuaj për të mbetur shtatzënë. Lajmi i mirë është se testi hormonal do të japë një shikim më të plotë të këtyre hormoneve të rëndësishme.

FSH është hormoni më i rëndësishëm për fertilitetin, FSH apo hormoni që stimulon folikulin duke stimuluar hormonin përgjegjës për mbajtjen e një cikli të rregullt dhe prodhimin e vezevë të shëndetshme.

LH-ose hormoni luteinizues, mund të duket familjar, është hormoni që matet në kutitë e parashikuesve të ovulacionit në shtëpi (OPK). LH është hormoni që “i thotë” trupit tuaj të lëshojë vezën që është gati për t’u fekonduar.

AMH, i cilësuar ndyshe si hormone anti-Mullerian, është përgjegjës për mirëmbjatjen e vezëve të papjekura që trupi juaj ka. Nëse kaloni një test hormonal që mat rezervën tuaj në vezore, apo sa vezë të kanë ngelur është matje e AMH-së.

AMH i quajtur gjithashtu si hormone anti-Mullerian, është përgjegjës për ruajtjen e vezës së papjekur.

Progresteroni është një nga faktorët kryesorë për përgatitjen e trupit gjatë shtatzënisë, ashtu edhe për vazhdimësinë e një tjetër shtatzënie. Shpesh herë kur një femër vuan aborte të përsëritura niveli i rënies së progesteronit është fajtori.

Prolaktina- Nëse po mendon që ky hormon është ai që  merret me prodhimin e qumështit, jeni të saktë. Prolaktina është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që siguron ciklin tuaj të mbetet i rregullt, gjë që është thelbësore kur përpiqeni të ngjizeni.

T3 dhe T4. Shumë femra nuk e kuptojnë këtë, por këto hormone të tiroideve kanë një influencë më të madhe dhe një aftësi për të mbetur shtatzënë. Në fakt Dr. Elena Villanueva me Shëndetit Modern shprehet:

“Gjendrat tiroide, organet riprodhuese femërore dhe gjendrat mbiveshkore janë të ndërlidhura me njëra tjetrën në mënyrë të ndërlikuar. Nëse ka një problem me tiroiden dhe veshkat, të mbeturit shtatzënë mund të jetë një sfidë e vërtetë.

Lajmi i mirë i një testi të çekuilibrimit hormonal për mosfunksionimin e tiroideve dhe veshkave mund të zbulojë një çështje që mund të rregullohet lehtësisht në shumicën e rasteve. Shumë femra mund të zbulojnë se kur tiroidja rikthehet në sferën e hormoneve të shëndetshme, ata mund të mbeten më lehtësisht shtatzënë.

Shkaqet e çekuilibrit hormonal

“Për mirë ose për keq, ka shumë pak gjëra që mund t’i bëjmë në mënyrë të shëndetshme dhe të mençura që mund të ndikojnë negativisht (ose pozitivisht) në prodhimin apo dhe ekuilibrin e prodhimit të hormoneve”- shprehet Dr. Emili Jungheim, një endokrinolog i certifikuar dhe ekspert i pjellorisë në Qendrën për Gratë dhe Foshnjat në St.Louis, Misuri.

“Një faktor jetese që mund të jetë i rendësishëm edhe pse është mbipeshë. Atletet gjithashtu mund të kenë një ndikim pasi dhjami i trupit mund të ndikojë në ciklet menstruale të një gruaje dhe ovulacionin”

Në fakt gjendra e hipofizës është kaq e rëndësishme për të ruajtur një shtatzëni të shëndetshme sa mund të konsiderohet si një shkaqet më të mëdha të çekuilibrimit të hormoneve tek gratë.

Një tjetër çrregullim, sindroma e Vezores Policistike është një gjendje që prek 6-12 për qind të grave në moshën e pjellorisë. Kjo lloj sindrome karakterizohet nga cikle të parregullta dhe rritje të tepërta të hormonit mashkullor infertilitetit.

Shkaqe të tjera të çekuilibrit hormonal përfshijnë:

  • Moshën;
  • Ilaçe të caktuara;
  • Alergjitë ushqimore;
  • Ekspozimin ndaj kimikateve të caktuara;

Simptomat e një çekuilibri hormonal

Nëse keni bërë tentativa të mbeteni shtatzënë dhe jeni e shëndetshme mund të jetë koha e duhur të merrni parasysh nivelet hormonale të trupit tuaj. Më poshtë keni një listë të simptomave që tregojnë se mund të keni një çekuilibër hormonal.

  • PMS;
  • Cikli menstrual jo i rregullt;
  • Infertiliteti;
  • Menopauza e hershme;
  • Cikli menstrual i tepert apo edhe mungues;
  • Dëshirë të përditshme për çokollatë;
  • Akne në fytyrë;
  • PIka të nxehta.

Kur duhet ta kontrollojmë nivelin hormonal

Çdo grua është e ndyshme, ndaj e bën të vështirë të vendosim kur është koha për të ndërrmarrë aksion. Por në përgjithësi, Dr. Jungheim sugjeron se nëse nuk keni mbetur ende shtatzënë pas tentativave që keni bërë gjatë 6- 12 muajve, cikli juaj është totalisht i parregullt dhe i paparashikueshëm, ose nëse ke simptoma të PCOS apo dhe gjendjes së tiroides, është një ide e zgjuar të kontrollohesh.

“Një tjetër skenar ku testimi hormonal bën sens? Nëse po planifikon të ngrish vezët për përdorim të mëvonshëm, një nivel AMH mund të ndihmojë të kuptosh sa ocyte mund të merret gjatë një cikli”- shprehet ajo.

Lexo më shumë: Si mund të balancoj hormonet e mia në mënyrë natyrale?


  1. A mundet një çrregullim hormonal të ndikojë në fertilitetin tuaj? Çfarë duhet të dini – Pergrate

    […] A mundet një çrregullim hormonal të ndikojë në fertilitetin tuaj? Çfarë duhet të dini […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19 mund të përkeqësojë situatën...

Gjatë tre dekadave të fundit, sëmundjet infektive seksualisht të transmetueshme janë rritur në mënyrë alarmante. Kjo zbulohet nga të dhënat e transmetuara nga Instituti i Lartë i Shëndetit. Përveç rritjes...

Mungesa e vitaminës D, shkak...

Vitamina D, e njohur për përfitimet që sjell për kockat, është studiuar për rolin e saj të mundshëm në shëndetin e zemrës, veçanërisht për ata që kanë pasur infarkt e...

Lëkura juaj ka shkëlqim “të...

Çfarë e shkakton lëkurën me shkëlqim? Ekzistojnë disa shkaqe të ndryshme të lëkurës me shkëlqim. Së pari, nëse keni më shumë gjëndra dhjamore, ju thjesht mund të keni lëkurë më...

Dhimbja e kokës tek të...

Quhet dhimbje koke "e ftohtë" ose madje edhe "truri i ngrirë": një sindromë që shkakton dhimbje të fortë të koke, megjithëse të shkurtër, kur hani akullore ose në çdo rast...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X