A ka nevojë për ujë fëmija që ushqehet me formulë?

0 0

Unë e ushqej fëmijën me qumësht formulë. A ka nevojë fëmija im për ujë shtesë veç atij që përdor për përgatitjen e qumështit?

Foshnja e ushqyer me formulë mund të ketë nevojë ndonjëherë për ujë shtesë, veçanërisht nëse ambienti është i nxehtë dhe është më i etur se zakonisht. Sidoqoftë, jepini vetëm sasi të vogla uji. Mos shkaktoni ngopje të fëmijës me ujë, e më pas të mos ketë hapësirë për qumështin.

Nëse fëmija juaj është më pak se gjashtë muajsh, ziejeni ujin fillimisht dhe lëreni të ftohet para se t’ja jepni bebit.

Nëse fëmija vuan nga kapsllëku, uji mund të shërbejë për të zbutur simptomat dhe ta ndihmojë fëmijën të defekojë, nëse nuk ka marrë mjaftueshëm lëngje.

Fëmija juaj gjithashtu do të ketë nevojë për ujë shtesë në qoftë se është sëmurë ose ka temperaturë.

Është mirë të mos i jepni fëmijës suaj ujë mineral në shishe sepse mund të përmbajë nivele të larta minerale, të tilla si sodium dhe sulfate, të cilat nuk janë të mira për fëmijën tuaj.

Nëse keni nevojë të përdorni ujë në shishe, zgjidhni atë që është e ulët në natrium dhe sulfate. Kërkoni Na në etiketë, që do të thotë natriumi, dhe zgjidhni një që përmban 200 mg ose më pak Na për litër. Sulfati zakonisht tregohet nga simboli SO ose SO4. Nivelet e sulfatit duhet të jenë jo më të larta se 250mg për litër.

Marrë nga: https://www.babycentre.co.uk/x562087/does-my-formula-fed-baby-need-extra-water

Lexo edhe: Si te ngrohim qumeshtin per bebin?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X