Këshilla për prindërit e ardhshëm, jeta pas lindjes

0 0

Një çift i ri, të cilët pak kohë më parë përjetuan përvojnë e të bërit prindër, kanë ndarë në rrjetet sociale disa këshilla dashamirëse për të gjithë ata që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Nëna e re prek tematikat më të rëndëishme për një nënë sipas këndvështrimit të saj, ndërsa babai i ri këshillon bashkëshortët si të sillen me nënën e ardhshme të fëmijës së tyre.

Këshilla për prindërit në pritje

Nga “unë” për nënën e re:

  1. Bëni gati disa pelena dhe peceta gjiri për t’i pasur gati pas lindjes.
  2. Mos harroni se ju keni nevojë të përqafoheni po aq sa fëmija, edhe ju keni rëndësi – nuk ndaloni së qeni “vetja” vetëm sepse bëheni “mami”.
  3. Mos dëgjoni gjithçka që ju thonë njerëzit – askush nuk e di se çfarë funksionon më së miri për çdo fëmijë.
  4. Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë – nuk ka asgjë të keqe.
  5. Të gjithë foshnjat janë të ndryshëm kështu që kurrë mos e krahasoni fëmijëtn tuaj me atë të dikujt tjetër.
  6. Mos u ndje e detyruar të presësh njerëz pa qenë gati, njerëzit e vizitorët mund të presin.

Nga “ai” për bashkëshortin:

  1. Ajo po ju bën dhuratën më të bukur, fëmijën tuaj, po sjell në jetë një njeri kështu që ju duhet të kujdeseni për të, që nga gjërat bazike që ajo mund të ketë nevojë: fërkimet e shpinës, fërkimet e këmbëve dhe çokollatat që i duhen.
  2. Sillini diçka për të pirë sa herë që e shihni që ushqen fëmijën me gji (sepse ka shumë të ngjarë që ajo të harrojë ta marrë vetë dhe të fillojë të ankohet për dehidratim).
  3. Nëse ajo mund të qëndrojë zgjuar gjithë natën – ju patjetër që mund të arrini të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit dhe ta lini atë të flejë.
  4. Përqafojeni kur e meriton më pak sepse ndoshta është atëherë e ka më tepër të nevojshme – një gjest i tillë do t’ju kursejë shumë argumente të panevojshme.
  5. Mos u mundoni të jeni gjithmonë “barazim” me kryerjen e detyrime. Ju jeni pjesë e një skuadre dhe duhet të jeni krah për njëri-tjetrin. Dhe mos harroni që ajo tashmë është në avantazh sepse ka sjellë në jetë një qenie njerëzore.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X