Secili prej nesh ka një orë të brendshme biologjike, e cila shpesh shënon një kohë të ndryshme nga ajo e diktuar nga jeta jonë e vrullshme. Gjithmonë gjithçka me nxitim dhe mbase në një kohë të gabuar. Megjithatë, nëse do të mund të lexonim vërtet sinjalet e orës sonë biologjike dhe të sinkronizoheshim me ritmin e saj, do të kishim përfitime fizike dhe mendore.
Sa më të sinkronizuar, aq më efikasë
Ka nga ata që arrijnë të japin maksimumin e tyre në mes të ditës, ndërsa ata që prodhojnë më shumë dhe më mirë në mëngjes herët ose natën vonë. Secili person është i ndryshëm, pra, dhe lidhja midis funksionimit të organizmit është në lidhje me ritmet e gjumit-zgjimit, dritës-errësirës.
Rezultatet shkencore
Një hulumtim i fundit i botuar në revistën Personaliteti dhe Diferencat Individuale, analizoi ritmet natyrore të rreth 2,200 njerëzve, që tregojnë se shpërndarja e energjive gjatë gjithë ditës, ndryshon nga njëri person te tjetri.
Personat që janë plot energji në mëngjes për të përballuar ditën, por që arrijnë në mbrëmje pa forcë janë vetëm 13%; nga ana tjetër, ata që janë më produktivë për të punuar natën dhe për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme, janë 24%. Pjesa tjetër i shpëton skemës klasike mes këtyre dy ndarjeve.
Energjia është e ndryshueshme
Disa njerëz në mostrën e analizuar duket se nuk preken nga ndikimi i orës biologjike: vetëm 9% zgjohen në mëngjes me forcën e tyre të plotë dhe qëndrojnë ashtu deri në mbrëmje; përndryshe 19% ngrihen të lodhur. 18% kanë nevojë për gjumë gjatë ditës dhe 15% ndihen plot energji.
Megjithatë, autorë theksojnë se studimi i tyre është disi i kufizuar nga pjesëmarrja e lartë e studentëve, tek të cilët dihet preferenca për aktivitetet e mbrëmjes dhe natës.
Nëse është e vërtetë që çdo person ka një orë personale të brendshme, është po aq e vërtetë që qeniet njerëzore reagojnë qartë në ndryshimin e stinëve, siç konfirmohet nga ekzistenca e një forme depresioni sezonal, tipike për periudhën e dimrit (për shkak të një mekanizëmi të ekspozimit të vogël në rrezet e diellit direkte), i cili ndikon në gjendjen shpirtërore dhe çon në nevojën për të fjetur më shumë, sikur doni të kaloni në letargji.
Lexo edhe: Zgjoheni herët dhe flini herët? Ja nga se varet ky ritëm
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu