Zgjoheni herët dhe flini herët? Ja nga se varet ky ritëm

Shkoni në shtrat shumë herët, para orës nëntë dhe zgjoheni herët në agim duke bërë një përpjekje të madhe?




0 0

Kjo është një rutinë më e zakonshme nga sa mund të mendoni dhe arsyeja pse zgjoheni herët nuk varet e gjitha në gjenet. Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë të botuar në revistën Sleep, kjo veçanti ka të bëjë me 1 të rritur në çdo 300.

Çështje e orës biologjike

Njerëzit të cilët arrijnë të zgjohen herët pa probleme të mëdha mund të thonë se ata kanë orën biologjike, të ashtuquajturin ritmin cirkadian, i cili vihet në veprim paraprakisht. Por – nëse nga njëra anë kjo ju lejon të zgjoheni herët në agim të gatshëm për të përballuar ditën me vendosmëri – përcakton gjithashtu një lëshim të fortë të melatoninës, hormonit që sjell gjumin, duke bërë që pasdite të mos vonoheni shumë për të shkuar në shtrat.

Përjashtimet nuk zbatohen

E gjitha kjo vlen për ata që në mënyrë kongjenitale kanë tendencë të zgjohen herët dhe të flenë po aq herët. Shpjegimi i mësipërm nuk përfshin situata të ndryshme siç është fillimi i zgjimit më herët me kalimin e viteve ose zgjimet e shpeshta në mes të natës për shkak të problemeve të ndryshme duke filluar nga depresioni tek ankthi, nga problemet e frymëmarrjes e deri te ato që lidhen me aparatin urinar. Kush për nga natyra shijon veçantinë e të qenit në gjendje të zgjohet herët gjithashtu ka një avantazh tjetër ndaj atyre që nuk mund të çohen nga shtrati: njerëzit që çohen herët heqin qafe lodhjen e javës, duke u rikuperuar vetëm me pesë, maksimumi dhjetë minuta pushim më shumë të shtunën ose të dielën, kur të tjerët kanë nevojë të paktën për dyzet.

Jeta shoqërore ju penalizon

Megjithatë shumë njerëz nuk e pëlqejnë të jenë “mëngjesorë” pasi në këtë kohë është më e vështirë të studiosh, të punosh dhe nuk mund të argëtohesh si në mbrëmje vonë.

Lexo edhe: 3 mënyra për ta bërë më të lehtë zgjimin e fëmijës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X