Në qershor, filloi të shtohej interesi rreth larësit të gojës dhe efekteve të tij të mundshme tek SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. Informacioni më pas erdhi nga një meta-analizë e botuar në një revistë, e cila paraqiti një teori: Bazuar në aftësinë e shpëlarjes së gojës për të prishur ose dëmtuar shtresën e jashtme të viruseve të tjerë që gjenden aty, ose viruseve që kanë një membranë lipidike, larësi mund të ketë një efekt të ngjashëm edhe tek SARS-CoV-2 – ndoshta duke ndihmuar në zvogëlimin e transmetimit.
Tani, një tjetër studim britanik, ka arritur në përfundimin se shpëlarja e gojës – tre larje të zakonshme të gojës, për të qenë të saktë – mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 sekondash.
Larësi i gojës mund ta vrasë koronavirusin?
Teknikisht, po disa lloje larësish të gojës me përbërës të caktuar aktivë janë treguar që inaktivizojnë SARS-CoV-2 in vitro, ose jashtë kontekstit të tij normal biologjik. Studiuesit testuan në mënyrë specifike shtatë larës të ndryshëm të gojës, të cilët “demonstruan një spektër të gjerë të aftësisë së inaktivizimit”.
Sipas autorëve të studimit, produktet që përmbajnë klorid cetilpiridinium (CPC) dhe arginat etil lauroyl (LAE) “çrrënjosën plotësisht virusin pas një trajtimi 30 sekondësh”. Por larësit e gojës që përmbajnë vetëm etanol, ose klorheksidinë (si Korsodyl) nuk patën efekt mbi virusin.
A do të thotë kjo se larësi i gojës mund t’ju mbrojë nga COVID-19?
Tani për tani, jo; askush nuk po pretendon se ajo që ka ndodhur në një mjedis laboratorik mund të përkthehet në jetën reale – kjo është arsyeja pse autorët e studimit sugjeruan testimin in vivo. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) posaçërisht ka deklaruar në lidhje me temën: “Disa marka të larësve të gojës mund të eleminojnë mikrobe të caktuara për disa minuta në pështymën në gojën tuaj. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ju mbrojnë nga infeksioni”.
Në përgjithësi, ekspertët theksojnë se nuk duhet të mjaftoheni vetëm me larësine gojës si të vetmen masë mbrojtëse kundër Covid 19. “Këto gjetje janë të gjitha shumë paraprake”,- thotë Dr. Russo.
Lexo edhe: Masat që mbrojnë familjen tuaj nga koronavirusi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu