Kur bakteret futen në rrënjën e një dhëmbi, kjo mund të shkaktojë rritjen e sasisë së qelbit brenda tij. Ky lloj infeksioni tek dhëmbët quhet abscesi periapikal.
Këto infeksione nuk zhduken vetë, kështu që është e rëndësishme të shkoni tek dentisti nëse mendoni se e keni. Kjo pasi nëse infeksioni i dhëmbëve nuk trajtohet ai mund të përhapet në nofull ose në zona të tjera të kokës dhe qafës.
Më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si të lehtësoni simptomat tuaja:
- Merrni qetësues për dhimbjen si ibuprofen, aspirinë apo naprocen për të hequr sikletin;
- Mos hani ose pini ndonjë gjë shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë;
- Mundohuni të përtypni në anën tjetër të gojës suaj, larg nga dhëmbi i prekur;
- Kur pastroni dhëmbët, përdorni një furçë me qime të buta.
Trajtimi
Nëse keni një dhëmb të infektuar, dentisti juaj mund të rekomandojë një nga trajtimet e mëposhtme, në varësi të seriozitetit të problemit:
- Nëse keni një infeksion të thjeshtë, dentisti juaj mund të pastrojë kanalin e rrënjës, për të hequr infeksionin duke shpresuar që të shpëtojë dhëmbin.
- Nëse infeksioni është i madh, mund të duhet të hiqet nervi para se të pastrohet kanali. Dentisti juaj do të bëjë heqjen e nervit dhe do të pastrojë vendin me ilaçin e duhur.
- Pasi dhëmbi të mbushet, dentisti mund të vendosë një këllëf ose një kurorë si një shtresë për të mbrojtur dhëmbin dhe sigurohuni që të mos merrni një infeksion tjetër.
- Nëse dhëmbi juaj nuk mund të shpëtohet, dentisti juaj mund të ketë nevojë ta heqë atë.
- Dentisti juaj gjithashtu mund t’ju japë antibiotikë për t’u siguruar që infeksioni të mos përhapet në dhëmbë të tjerë ose pjesë të tjera të trupit tuaj.
Parandalimi:
Kujdesi i mirë ndaj dhëmbëve mund t’ju ndihmojnë të mbani dhëmbët dhe mishrat e shëndoshë:
- Lani dhëmbët me furçë dhe pastë dhëmbësh fluoride dy herë në ditë për të paktën 2 minuta çdo herë.
- Mos e pastroni gojën me gargar ose me shpëlarës farmacie menjëherë pas larjes – që dhëmbët të mund të krijojnë shtresën mbrojtëse.
- Përdorni fillin dentar të paktën një herë në ditë për të pastruar midis dhëmbëve tuaj dhe nën mishrat e dhëmbëve.
- Shmangni ushqimet me sheqer dhe niseshte sidomos para se të flini në darkë.
- Bëni vizita të rregullta tek stomatologu.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu