Jemi mësuar që rastet e tërmeteve të pasohen me pasgoitje më të lehta që vijnë duke u qetësuar dhe pa pasoja, por rasti i tërmetit të 26 nëntorit ka përhapur panik, i cili nuk po shuhet as 4 ditë pas ngjarjes së dhimbshme me një bilanc tragjik.
Lëkundjet shumë të shpeshta kanë vijuar e trembin qytetarët jo vetëm në zonat e prekura, por edhe në qytete më të largëta, ku janë ndjerë pasgoditjet.
Gjithë qytetarët i kanë sytë nga Zoti, por edhe nga personat kompetentë të fushës për të folur rreth asaj që pritet të ndodhë.
Sizmiologu Edmond Nushi, në një prononcim për televizionin Oranews, ka dhënë lajmin e mirë për gjithë shqiptarët. Vërtet që nga 26 nëntori janë shënuar 1 mijë lëkundje tërmeti, por ai thoë se në tërësi aktiviteti sizmik po vjen drejt relaksimit dhe magnitudat janë gjithnjë e më të ulëta. Edhe pse ai thotë se do të ketë lëkundje që kalojnë pragun e ndjeshmërisë në qytetet që janë afër Durrësit, sërish situata po vjen duke u qetësuar.
Lexo edhe:Dridhëruese! Sakrifica e gjyshes, humb jetën nën rrënoja. Shpëton nipin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu