Dridhëruese! Sakrifica e gjyshes, humb jetën nën rrënoja. Shpëton nipin

0 0

Shqipëria është zgjuar sot nga lëkundje të fuqishme tërmeti i cili solli dëme të shumta materiale por edhe viktima në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Forcat e zjarrfikëses që në orët e para të mëngjesit, pas lëkundjes së frikshme me magnitudë rreth 6.4 ballë shkalla Rihter në orën 03: 55 kanë arritur të nxjerrin edhe viktimat e para. Në Thumanë, shumë pranë qytetit të Fushë-Krujës  një e moshuar është gjetur pa jetë, por fatmirësisht falë sakrificës së saj nipi i mitur arriti të shpëtonte. Një skenë e denjë për filmat me fabul fatkeqësitë natyrore, ku tregojnë një tjetër dimension të qenieve njerëzore atë të pafuqisë së njeriut përballë fenomeneve natyrore.  Po, falë gjyshes nipi i vogël, siç duket dhe nga pamjet e siguruara është shpëtuar dhe nxjerrë gjallë nga rrënojat.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë shkalla Rihter ishte një nga lëkundjet e shumta dhe të përsëritura, por dhe më e forta e shënuar i cili la edhe shumë viktima pas.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Fier por edhe në Kosovë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X